Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në SHBA: Në kohë sfiduese u ndihmuam qytetarëve pa i rritur taksat e borxhin publik

28/09/2025 - 15:49
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në SHBA: Në kohë sfiduese u ndihmuam qytetarëve pa i rritur taksat e borxhin publik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë folës kryesor në diskutimin e organizuar nga Instituti Zolberg mbi Migrimin dhe Mobilitetin në kuadër të universitetit The New School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me titull “Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në fjalën e tij, Kurti ka prezantuar qasjen e qeverisë që ai drejton në përballjen me krizat globale dhe kanalizimin e ndihmës drejt atyre që kanë më së shumti nevojë, e cila mund të shërbejë si shembull edhe për shtetet e tjera, të cilat kanë përjetuar të njëjtat sfida.

Ai ka thënë se qeveria i ka ardhur në ndihmë qytetarëve të Kosovës në këto kohë sfiduese dhe ia ka dalë ta bëjë këtë pa rritur normat e taksave ose pa rritur borxhin publik.

“Në një kohë kur ekonomitë e shumë vendeve janë të dëmtuara nga detyrimet ndaj kreditorëve, është jetike që qeveritë të mendojnë jo vetëm se si mund t’i mbështesin më mirë qytetarët e tyre, por edhe si ta bëjnë këtë pa u zhytur në një spirale të rrezikshme rritjeje eksponenciale të borxheve dhe pagesave me interes”, është shprehur Kurti.

Duke folur rreth masave të marra si kundërpërgjigje ndaj inflacionit, Kurti ka theksuar nevojën për ndaljen e rritjes së mëtejme të saj, frenimin e rritjes së çmimeve të importit dhe interesave të korporatave të manifestuara me rritjet të çmimeve dhe rritje të marzhave të fitimit për të përfituar nga situata e krijuar, në dëm të qytetarëve dhe konsumatorëve.

“U aprovuan legjislacione me qëllim të rregullimit të çmimeve tavan, si në rastin e rritjes së çmimit të derivateve të naftës, të produkteve farmaceutike dhe produktet bazike, edhe pse kjo e fundit u pamundësua nga opozita parlamentare që kontestoi ligjin dhe Gjykata Kushtetuese që e rrëzoi atë. Pjesë e politikave qeverisëse ishin dhe rritja e punësimit, mbështetja e fermerëve, bizneseve prodhuese e veçanërisht ato të vogla e të mesme, ekonomitë familjare duke subvencionuar energjinë, mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët përmes shtesave, programe për incentivimin e punësimit për të rinjtë, bursa për studentët si dhe fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), arsim publik të lartë falas, rritje të pagës minimale, pagave në sektorin publik dhe pensioneve si dhe mbulim më të lartë nga ana e qeverisë të barnave për pacientët, ndërtimi i shkollave e çerdheve të reja, urave dhe rrugëve rajonale që lidhin fshatrat dhe zonat rurale”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se fokus i qeverisë krahas barazisë shoqërore dhe ndihmës së atyre që kishin më së shumti nevojë, ishte gjithashtu edhe zhvillimi, progresi, rritja ekonomike, siguria e qytetarëve, sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

Ndryshe, Instituti Zolberg mbi Migrimin dhe Mobilitetin mbështet studimet kritike dhe të aplikuara dhe ofron mundësi për veprim shoqëror dhe angazhim në politika për fakultetin, studentët dhe komunitetin më të gjerë të “New School”.

Mes tjerash, instituti fokusohet në kuptimin dinamik të koncepteve qendrore në fushën e studimeve të migracionit, ndërsa ndërmerr iniciativa për debate publike dhe politika publike në nivel nacional dhe global.

JU REKOMANDOJMË

Memli Krasniqi në veri: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK
Lajme

Memli Krasniqi në veri: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK

28/09/2025 - 18:48
Njësia rezervë e KFOR-it turk dislokohet në Kosovë
Lajme

Njësia rezervë e KFOR-it turk dislokohet në Kosovë

28/09/2025 - 18:43
Kurti për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri
Kryesore

Kurti për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

28/09/2025 - 17:36
Efekti i jetesës në Prishtinë: Izmaku e Tahiri ngatërrojnë emrin e Heroit vushtrrias Afrim Bunjaku, njëri thotë “Afrim Zymberi” e tjetri “Enver Zymberi”
Kryesore

Efekti i jetesës në Prishtinë: Izmaku e Tahiri ngatërrojnë emrin e Heroit vushtrrias Afrim Bunjaku, njëri thotë “Afrim Zymberi” e tjetri “Enver Zymberi”

28/09/2025 - 16:47
Tre të vrarë pas të shtënave në SHBA
Lajme

Tre të vrarë pas të shtënave në SHBA

28/09/2025 - 15:55
Arabia Saudite paralajmëron se mosveprimi ndaj luftës në Gaza kërcënon stabilitetin global
Lajme

Arabia Saudite paralajmëron se mosveprimi ndaj luftës në Gaza kërcënon stabilitetin global

28/09/2025 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    725 Shpërndaje
    Shpërndaje 290 Tweet 181
  • “Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati i VV-së për asamble në Ferizaj

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pse Vjosa Osmani harroi ta publikonte këtë fotografi?

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Enver Hasani për Kurtin: Është anti-amerikan me bindje, i ekstremit të majtë – e fsheh veç për sentiment të popullit

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë