
Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lybeniq të Pejës gjatë ditës së sotme ku një person ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit.
IndeksOnline ka mësuar se viktima i përket nga nacionaliteti romë nga fshati Hereq i komunës së Gjakovës.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se viktima ka hyrë brenda bunarit rreth 18 metra thellësi për të punuar ku një pjesë e saj është shembur duke e zënë brenda.
Ndërsa po vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për shpëtimin e personit që ra në gropën e bunarit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se përveç policisë dhe zjarrfikësve, tashmë përpjekje për nxjerrjen e tij po bën edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës./IndeksOnline/