Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

28 vjet nga protestat studentore, Kurti: I paraprinë luftës së UÇK’së, treguan se shqiptarët ishin të vendosur për liri

01/10/2025 - 10:57
në Kryesore, Lajme
A A
28 vjet nga protestat studentore, Kurti: I paraprinë luftës së UÇK’së, treguan se shqiptarët ishin të vendosur për liri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot janë bërë 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ky i fundit ka thënë se kjo protestë ka qenë një nga demostrimet më masive të vullnetit politik të shqiptarëve në historinë moderne të Kosovës.

Kurti deklaroi se qytetarët u bashkuan kundër shtypjes, dhunës dhe segregimit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

‘‘Si sot, 28 vite më parë, mijëra njerëz nga e tërë Kosova, u bënë bashkë në një nga demostrimet më masive të vullnetit politik të shqiptarëve në historinë moderne të Kosovës. Atë ditë, më 1 tetor 1997, pas gjashtë vitesh të kaluara pa protesta dhe demostrata, mijëra qytetarë të Kosovës iu bashkuan protestës paqësore të thirrur nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP), kundër shtypjes, dhunës dhe segregimit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë’’, deklaroi ai.

Tutje, ai shto edhe se, përmes dhjetëra mediave ndërkombëtare, pamjet e protestës së 1 tetorit 1997, e kthyen Kosovën në një top lajm në mediat botërore.

‘’Të veshur me këmisha të bardha me stemën e Universitetit të Prishtinës në to, mijëra studentë dhe profesorë universitarë bashkë me qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, me parulla në duar me thirrje për t’u kthyer në hapësirat e fakulteteve të UP-së, kundër shkeljeve të lirive dhe dhunimit të të drejtave të njeriut mbi baza etnike, u nisën nga lagjja Velania për në kampusin e UP-së. Por vetëm disa qindra metra më poshtë, policia dhe punëtorët e sigurimit të fshehtë të Serbisë, ndërhynë dhunshëm ndaj protestuesve paqësorë, duke i rrahur dhe arrestuar shumë prej tyre. Përmes objektivave të kamerave të dhjetëra mediave ndërkombëtare, pamjet e protestës së 1 tetorit 1997, e kthyen Kosovën në një top lajm në mediat botërore. Me rektorin Ejup Statovci në ballë, krah për krah me shokët dhe shoqet studentë nga të gjitha fakultetet, atë ditë u kthyem në një trupë politike të admirueshme dhe të mbështetur nga pothuajse e tërë Kosova’’, theksoi ai.

Kurti shtoi edhe se, rezistenca paqësore e popullit të Kosovës, i ka treguar botës demokratike, që shqiptarët e Kosovës ishin të vendosur në rezistencën e tyre për jetësimin e vullnetit të tyre politik: për liri dhe për shtetndërtim.

‘‘Rezistenca paqësore e popullit të Kosovës, e qendërzuar rreth organizimeve të lëvizjes studentore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, i tregoi regjimit kriminal të Serbisë në Jugosllavi dhe botës demokratike në Perëndim, që shqiptarët e Kosovës ishin të vendosur në rezistencën e tyre për jetësimin e vullnetit të tyre politik: për liri dhe për shtetndërtim.   Që nga viti 1991, regjimi i apartheidit i Serbisë që ishte instaluar në Kosovë mes viteve 1989 – 1991, i kishte përjashtuar studentët dhe profesorët nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, siç kishte bërë edhe me nxënësit e mësimdhënësit e shkollave të mesme. Deri në shpërthimin e luftës në Kosovë, rreth 3000 shtëpi dhe lokale private u adaptuan në ambiente të improvizuara për zhvillimin e sistemit arsimor, në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme. Protesta e 1 tetorit 1997, e theu dhe shembi figurën e mitizuar të “policit serb” të sfidueshëm siç e prishi edhe pasivitetin e tejzgjatur të rezistencës së viteve të fundit’’, shtoi më tej Kurti.

Kryeministri në detyrë, tha edhe se protestat studentore të kthyera në demostrata popullore, i paraprinë dhe iu bashkangjitën luftës së të UÇK’së.

‘‘Protestat studentore të kthyera në demostrata popullore, i paraprinë dhe iu bashkangjitën luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që pasoi nga fundi i vitit 1997 deri në çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999. Duke i kujtuar shokët dhe shoqet studentë, profesorët e nderuar të Universitetit të Prishtinës dhe mijëra e mijëra qytetarë që patën vetëdijen dhe guximin për t’iu bashkuar lëvizjes studentore të UP-së në atë etapë aq të rëndësishme të rrugës së popullit të Kosovës drejt çlirimit të saj’’, ka përfunduar Kurti. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje

Fermerët derdhin qumështin pranë Ministrisë së Bujqësisë, pamje
06/07/2026 - 13:22

Fermerët kosovarë të qumështit po mbajnë protestë pranë Ministrisë së Bujqësisë. Si shenjë proteste ndaj pakënaqësive të tyre, ata kanë derdhur qumështin para kësaj ministrie. Video:

Më shumëDetails

Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë

Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë
06/07/2026 - 13:14

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Suedi, ku i riu Gent Maksutaj dyshohet se aksidentalisht u qëllua për vdekje. Sipas informacioneve të para,...

Më shumëDetails

Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)
06/07/2026 - 12:54

Policia e Hungarisë ka njoftuar se si rezultat i një veprimi të koordinuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (NIB) e Policisë së Emergjencave dhe Administrata Kombëtare e Taksave...

Më shumëDetails

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët

LBK: Rezultatet e “Vitës” të publikohen pa ndikime politike, vonesa është dëm për blegtorët
06/07/2026 - 12:48

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, përmes një reagimi publik, ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për kompaninë prodhuese “Vita”, dhe njëkohësisht u bëri thirrje Agjencisë së Ushqimit...

Më shumëDetails

Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit
06/07/2026 - 12:19

Policia e Kosovës ka publikuar videon gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara...

Më shumëDetails

Mediat suedeze raportojnë për vrasjen e të riut nga Kosova: Një i dyshuar është arrestuar

Tragjike: Vritet një i ri nga Kosova në Suedi, dyshohet kalimtar rasti
06/07/2026 - 12:01

Një person nga Kosova ka humbur jetën në Suedi, pas të shtënave me armë që ndodhën të dielën rreth orës 21:00 në lagjen Kvarngardet të qytetit të Uppsalës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë