Të shtëna me armë zjarri ka pasur para pak minutave në fshatin Baks të komunës së Skenderajt ku ka mbetur i vrarë një person.
Sipas burimeve, Insajderi mëson se personi i cili ka mbetur i vrarë është Besim Musliu.
Nga burimet e gazetës, mësohet se vrasjen e ka kryer kushëriri i tij.
Veriu.info mëson nga burimet e saj nga vendi i ngjarjes se konflikti ka nisur pas gërvishjes së një veture.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.
Pllana në një prononcim për Insajderin tha se pas një mosmarrëveshje në mes tre personave ka pasur të shëna me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur dy persona dhe një i vdekur.
Pllana tha se dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.












