
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Baks të komunës së Skenderajt ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.
Personi i cili ka mbetur i vrarë është Besim Musliu.
Nga burimet e gazetës, mësohet se vrasjen e ka kryer kushëriri i tij.
Mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli tha se gjendja e dy të plagosurve është stabile.
”Gjendja e tyre është e mirë, stabile janë duke marr trajtimin mjeksor”, tha ajo për Insajderin.
Sipas burimeve të Indekonline, vrasja ndodhi për një arsyeje banale. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një fjalosje pasi viktima kishte ngasur makinën me shpejtësi të madhe.












