Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm zgjedhje strategjike por tregues se kush jemi

03/10/2025 - 12:04
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm zgjedhje strategjike por tregues se kush jemi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it, ka shfaqur edhe një herë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Sipas Osmanit, anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një zgjedhje strategjike, por sipas saj, është një pasqyrë e asaj se kush në të vërtetë është Kosova.

“Sot por edhe historikisht, populli i Kosovës gjithnjë është rreshtuar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët. Kjo është arsyeja pse aspirata jonë për tu anëtarësuar në NATO nuk është vetëm një zgjedhje strategjike, por pasqyrë e asaj se kush jemi”.

“Në kohën kur kërcënimet ndaj paqes po rriten, aleanca është më e fuqishme kur qëndron me partnerë të cilët kanë dëshmuar përkushtimin e tyre. Kosova e ka bërë këtë vazhdimisht, përmes qëndrueshmërisë sonë, reformave tona dhe vendosmërisë së popullit tonë”.

“Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë krah aleatëve tanë, pasi vetëm së bashku mund të sigurojmë që paqja e fituar me mund sot të bëhet paqja e qëndrueshme e nesër”, u shpreh Osmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, e para e shtetit u shpreh se ka vende të cilat përpiqen që të zhbëjnë gjithçka ka arritur Kosova, dhe sipas saj, duan që vendin ta kthejnë në të shkuarën.

“Partneriteti s’mund tu jepet atyre që kryejnë agresione ndaj fqinjëve. Vetëm nëpërmjet qëndrueshmërisë dhe qartësisë mund ta mbrojmë paqen, stabilitetin dhe të ardhmen që e duam të gjithë”

“Historia na ka treguar rëndësinë e qëndrimit krah për krah me ata që ndajnë vlerat tona. Vetë Kosova është ndërtuar mbi të njëjtat themele që na lidhin me aleatët tanë e që janë demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Dhe Kosova gjithmonë do të qëndrojë me ju në mbrojtje të këtyre vlerave”, tha Osmani

JU REKOMANDOJMË

Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro
06/07/2026 - 10:06

Një grua është ndaluar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), pasi gjatë kontrollit të valixhes së saj janë gjetur dhe konfiskuar municion dhe pajisje...

Më shumëDetails

Pesë vite nga vdekja e Blerim Zhabarit, ish ushtar i UÇK-së dhe bashkëthemelues i Gazetës Online Veriu info

Pesë vite nga vdekja e Blerim Zhabarit, ish ushtar i UÇK-së dhe bashkëthemelues i Gazetës Online Veriu info
06/07/2026 - 09:56

6 korriku i vitit 2021 ishte ditë e dhimbshme për familjen Zhabari, por jo vetëm, ishte dhimbje për të gjithë ata që njohën Blerim Zhabarin, një njeri dhe...

Më shumëDetails

Maqedonci: Në vitin 2029, Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së, janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë – e thonë edhe të tjerët
06/07/2026 - 09:38

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të arrijë kapacitetet e plota operacionale në vitin 2029, kur sipas tij...

Më shumëDetails

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
06/07/2026 - 09:19

Njësitet e Stacionit Policor ‘Veriu’ në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për...

Më shumëDetails

Tragjike, 46-vjeçarja në Shtime dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë me gjithë shtyllat metalike, humb jetën

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
06/07/2026 - 09:01

Mbrëmë rreth orës 18:50, policia ka pranuar një informatë se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori” në Shtime. Zëdhënësi...

Më shumëDetails

Protesta për çlirimtarët në Kroaci, Gucati: Shtetet evropiane mos ta financojnë Gjykatën Speciale

Gucati: Dëshmia e Hill-it tregoi të vërtetën për UÇK-në – Wesley Clark, “bom’ba” e radhës për Specialen
06/07/2026 - 08:50

Shqiptarë të shumtë u mblodhën të dielën në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në emisionin “Ora Shtatë”, kreu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë