
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i bizneseve deri të fund të muajt gusht të këtij viti ka shënuar ngritje 10.06% më shumë se sa periudha e njëjtë në vitin e kaluar.
Kështu ka shkruar Murati në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Qarkullimi i bizneseve deri në fund të muajit gusht të këtij viti ka shënuar 15.2 miliardë euro, apo 10.06% më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Dinamikë të ngjashme ka pasur edhe fitimi neto i bizneseve, i cili bazuar në deklarimet e tatimit në fitim të korporatave del se ka shënuar rritje prej 9.45% krahasuar me vitin e kaluar”, theksoi Murati.
Një reagim ndaj deklaratës së Muratit, e ka bërë Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas Rukiqit, rritja në qarkullim ka pasur vetëm të kompanive që merren me shitblerjen e energjisë elektrike.
“Po, i nderuar “ekspert” për gjithçka. E saktë është rritja e qarkullimit dhe fitimeve në kompanitë që merren me shitblerjen e energjisë elektrike, si pasojë e rritjes stratosferike të çmimeve të energjisë. Pyeti prodhuesit dhe bizneset në sektorë të tjerë nëse e kanë këtë rritje”, ka pohuar ai./Telegrafi/