
Në orën 10:00, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sot do të mbajë ceremoninë e përurimit të rrugës ndërkufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në segmentin Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj (projekt pjesë e marrëveshjes Kosovë-Shqipëri).
Qeveria përmes një njoftimi ka njoftuar se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e rrugës ndërkufitare Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj (projekt pjesë e marrëveshjes Kosovë-Shqipëri)”, thuhet në njoftim.
Ceremonia do të zhvillohet te Zalli i Bardhë, në Gorozhup.
Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor synon të përmirësojë lidhjet rajonale dhe të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social në të dyja anët e kufirit. /Reporteri.net/.