Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së dielës në Zubin Potok, pas përplasjes së dy veturave. Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe dy persona.
Burime nga spitali i Mitrovicës kanë bërë të ditur se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor në këtë qendër, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Sipas dyshimeve të para, aksidenti është shkaktuar nga njëri prej të lënduarve, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e ka goditur me veturë automjetin tjetër, ku mbeti i vdekur një person.
Ndaj shoferit të dyshuar pritet që të nisin hetimet dhe të shoqërohet në stacion policor, posa të përfundojë trajtimin në spital.











