Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mazuti i pushtetit: KEK shpërblen donatorin e Vetëvendosjes

07/10/2025 - 11:55
në Kryesore, Lajme
A A
Mazuti i pushtetit: KEK shpërblen donatorin e Vetëvendosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës i ka dhënë sërish kontratë gjysmëmilionëshe kompanisë “Ex Fis”, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse tenderi kryesor për furnizim me mazut është i bllokuar për dyshime për mashtrim dhe favorizim.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka favorizuar sërish kompaninë e derivateve “Ex Fis” Sh.P.K për furnizim me mazut.

Ndërsa procedura e hapur tenderuese për furnizim me mazut është e bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), KEK i ka dhënë një kontratë tjetër në vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh kompanisë së afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila e kontrollon korporatën.

Pas disa kontratave me negocim për furnizim me mazut të lidhura me “Ex Fis” në dy vitet e fundit, KEK e përzgjodhi për kontratë të re të njëjtën kompani të hënën.

Më 6 tetor, Prokurimi i KEK-ut e shpërbleu me kontratë në vlerë 547,919.93 euro kompaninë “Ex Fis” për furnizim me mazut për Termocentralin Kosova B.

Vendimi i Prokurimit në KEK për shpërblimin me kontratë të EX Fis

Mazuti përdoret në Korporatën Energjetike të Kosovës si lëndë djegëse ndihmëse për djegien dhe funksionimin e njësive të termocentraleve.

Historia e tenderëve të negociuar, të njëpasnjëshëm të KEK-ut për “Ex Fis”, ndërlidhet direkt me procedurën e hapur tenderuese për “Furnizim me Lëndë Djegëse për Kaldajë – Mazut (Fuel Oil 1.0% )” e cila është iniciuar në janar të vitit 2024. Ky tender është planifikuar të vlejë 6 milionë euro.

Tenderi i hapur është bllokuar për shkak të dyshimeve për favorizim të “Ex Fis” nga Prokurimi i KEK-ut.

OShP, në dy vendime për lëndën në gusht 2024, respektivisht prill 2025, e obligoi Korporatën Energjetike që të anulonte procesin e prokurimit për shkak të dyshimeve për mashtrim në tender.

Sipas vendimeve të OShP-së, dosja e tenderit të kompanisë “Ex Fis” përmban nënshkrime të dyshimta.

“PSH konsideron se për të pasur një ekspertizë profesionale dhe objektive është dashur të ekzaminohet nënshkrimi i Fatbardh Muharremi i vendosur tek dokumentet zyrtare personale që i ka nënshkruar ky person e këtu mund të hyjë nënshkrimi tek letërnjoftimi apo pasaporta dhe të krahasohet më nënshkrimet e paraqitura tek tenderi përkatës”, thuhet në vendimin e OSHP-së, të lëshuar në prill 2025.

Prokurimi i KEK refuzoi të zbatonte dy vendimet.

Në vendimit e dytë, të prillit 2025, Gjykata e Tenderëve, përpos që e cilësoi çështjen si të gjykuar dhe obligoi KEK-un që ta anulonte edhe vendimin e dytë për përzgjedhjen e “Ex Fis” për kontratë, i shqiptoi korporatës gjobë prej 10 mijë eurosh.

Vendimi i OSHP-së, i datës 25 prill 2025

 

Vendimi i OSHP-së, i datës 25 prill, 2025
Vendimi i OSHP-së, i datës 25 prill, 2025

OShP, në vendim inicioi procedurë për tërheqjen e certifikatës për Zyrtarin Kryesor të Prokurimit në KEK, Mirvete Gërgurin.

Gërguri i ‘shpëtoi’ tërheqjes së licencës së saj të prokurimit, pasi KEK-u e atakoi vendimin e OShP-së në Gjykatën Komerciale.

Gjykata e aprovoi si të bazuar kërkesën e KEK dhe ktheu lëndën e tenderit për furnizim me mazut, si dhe rekomandimin për tërheqjen e certifikatës së Gërgurit, në rivendosje në OSHP.

Në një vendim të nxjerrë më 26 maj të këtij viti, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) e pezulloi çështjen e shqyrtimit të tërheqjes së ceritifkiatës për Zyrtarin Kryesor të Prokurimit në KEK.

“Gjatë shqyrtimit të lëndës, komisioni është njoftuar se Korporata Energjetike e Kosovës sh.a., – KEK ka pranuar AKTVENDIMN KA.nr.210/25 të datës 12.05.2025 sipas të cilit Gjykata Komerciale e Kosovës ka APROVUAR propozimin për shtyrje të ekzekutimit të vendimit i parashtruar nga paditësit Korporata Energjetike e Kosovës sh.a, kundër të paditurit OSHP-së dhe ka SHTYER zbatimin e vendimit të kundërshtuar OSHP:2025/0095 deri në plotfuqishmërinë e këtij aktvendimi dhe AKTGJYKIMIN me të cilin ka APROVUAR si të bazuar kërkesëpadinë e paditësit Korporata Energjetike e Kosovës sh.a, ka ANULUAR vendimin e kundërshtuar të OSHP:2025/0095 si të kundërligjshëm duke e kthyer çështjen në rivendosje në OSHP”, thuhet në vendimin e KRPP-së.

Vendimi i KRPP-së
Vendimi i KRPP-së në procedurën e shqyrtimit të kërkesës së OSHP-së për tërheqjen e licencës së zyrtarit përgjegjës të prokurimit në KEK

“Gjithashtu, [Gjykata] e ka obliguar [OShP] që brenda 30 ditësh të nxjerr vendim në pajtim me vërejtjet e dhëna në aktgjykim”, thuhet tutje në vendimin e KRPP-së.

Tenderi i hapur për furnizim me mazut, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, ndodhet ende në shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit, raporton Paparaci.

Arsyetimi i vendimit të KRPP-së
Arsyetimi i vendimit të KRPP-së

Në uebsajtin e OShP-së nuk është publikuar asnjë vendim i ri për lëndën deri në tetor të këtij viti.

Kompania “Ex Fis” është zyrtarisht financuese e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila që prej ardhjes në pushtet pas zgjedhjeve të shkurtit 2021, e ka shtrirë aq shumë ndikimin në KEK sa aktualisht e kontrollon plotësisht ndërmarrjen.

Në një raport të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi shpenzimet e partive politike parlamentare në vitin 2019, kompania e derivateve të naftës me seli në Prishtinë, në pronësi të biznesmenit Isa Muharremi, figuron si mbështetëse e Vetëvendosjes me donacion në vlerë të mallrave prej 9 mijë euro.

Raporti i shpenzimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, 2019
Raporti i shpenzimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, 2019

Edhe të dhënat e shpenzimeve të LVV-së për periudhën pas vitit 2019, nga 2020 deri më 2024, të publikuara në faqen e KQZ-së, tregojnë se partia është furnizuar ekskluzivisht nga kjo kompani për derivatet e automjeteve të saj.

Po ashtu, “Ex Fis” ka dhënë edhe donacione në vlerë monetare për partinë e Kurtit. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë