Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Europë, BE ta sanksionojë

07/10/2025 - 13:00
në Lajme
A A
Kurti – ministrave: Koha për t’i përmbushur zotimet po pakohet, liberalizimi i vizave, meritë e qeverisjes sonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka akuzuar Serbinë se sikurse në zgjedhjet parlamentare edhe në këto lokale po ndërhyn në procesin zgjedhor.

Ai renditi këtu edhe deklarimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si “dhe veprimet e vazhdueshme të akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë të Serbisë, që nuk kanë se si të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Republikën e Kosovës”.

“Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë siç bëri së fundmi Millosh Vuçeviq dhe siç ka bërë edhe vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë”, tha Kurti.

Duke cituar raportin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e shkurtit në Kosovë, Kurti tha se ndërhyrja e Serbisë në Kosovë është më e rëndë se ajo e Rusisë në zgjedhjet në Europë.

“Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti. Me gjithë këto, Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja, andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje që bën Serbia tani është edhe më e rëndë se sa ajo e Rusisë në Europë”.

Kurti në fund kërkoi që BE ta sanksionojë Serbinë.

“I bëjmë thirrje BE-së që ta dënojë ndërhyrjen e Beogradit zyrtar dhe ta sanksionojë Serbinë, shtet ky kandidat për anëtarësim në BE për veprime që bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkelin Marrëveshjen Bazë të Brukselit”./Express/

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi: “Lule Gjeli” nuk është një individ, por fytyra e një makinerie propagandistike

Rrezarta Krasniqi kishte të drejt në ankesën për vota, pas rinumërimit Xhafer Tahiri i dolën 88 më pak, edhe Bashkim Gashi i humbi 55
25/07/2026 - 20:56

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka komentuar çështjen e shpifjeve dhe linçimeve në rrjetet sociale si armë politike, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ajo...

Më shumëDetails

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Hoti: Kosova duhet të ketë president jashtë LVV-së për ta shmangur koncentrimin e pushtetit – ndryshe, duhet të shkojmë në zgjedhje
25/07/2026 - 20:38

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar sot rreth profilit të rrejshëm në rrjete sociale me emrin “Lule Gjeli” e që në një postim të para disa ditësh e kishte...

Më shumëDetails

Astrit Gashi thotë se Albin Kurti e ka krijuar dhe ushqyer mentalitetin e “Lule Gjelit” : E kanë zbatuar njerëzit e tij në VV

VV raportoi ulje të inflacionit, Gashi godet ASK’në: Matja e tyre e dyshimtë, i shërben qeverisë
25/07/2026 - 20:32

Gazetari dhe publicisti, Astrit Gashi, ka reaguar sot rreth debatit që po ndodh për profilet e rreme në rrjete sociale që përhapin urrejtje e linçojnë njerëz. Gashi ka...

Më shumëDetails

Takimi i papritur Sorensen-Kurti, analistët: Bazën e ka tek marrëveshjet e ndodhura në Bruksel!

Takimi i papritur Sorensen-Kurti, analistët: Bazën e ka tek marrëveshjet e ndodhura në Bruksel!
25/07/2026 - 20:27

Pa njoftim paraprak e agjendë publike, takimi u mbajt larg vëmendjes së mediave dhe qytetarëve. Të premtën pasdite, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin e vizitoi i...

Më shumëDetails

Ramadani: Prapa profileve të rreme në rrjetet sociale mund të fshihen edhe ministra

Ramadani: Prapa profileve të rreme në rrjetet sociale mund të fshihen edhe ministra
25/07/2026 - 20:10

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të tij të bërë në muajin maj lidhur me profilet e rreme në rrjetet sociale. Ky reagim...

Më shumëDetails

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023
25/07/2026 - 19:12

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023 që ngjanë në Kosovë. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nuk u pajtua me gjobën, e futi dorën në veturën e Policisë për t’ua marrë dokumentet në Vushtrri – 46-vjeçarit i hidhet sprej në sy

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë