Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

25/07/2026 - 12:32
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin laboratori “Alfa Lab” Sh.P.K. me themelues Leutrim Haziri në Prishtinë është gjobitur me 1 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor me të cilin është gjobitur laboratori biokimik hematologjik “Alfa Lab”, thuhet se inspektimi është realizuar pas një ankese të një qytetari që pretendonte se ky laborator po ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara.

“Duke u bazuar në të gjeturat gjatë inspektimit, u konstatua se në këtë institucion ofroheshin shërbime shëndetësore të cilat nuk figuronin të lajmëruara në DLA-MSH (teste rapide mikrobiologjike). Në këtë institucion ofroheshin shërbime shëndetësore biokimike të cilat në DLA-MSH figurojnë vetëm të procesuara që nga viti 2022. Gjatë inspektimit u gjet një rezultat i analizave biokimike i lëshuar pa prezencë të specialistes së Biokimisë Klinike”, thuhet në arsyetim.

Tutje, inspektorët shëndetësorë kanë konstatuar se teknik-laboranti Dion Hasani nuk figuronte i lajmëruar dhe regjistruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë, që faktikisht i bie se ka punuar ilegalisht.

Pra, inspektorët shëndetësorë kanë gjetur se në “Alfa Lab” ofroheshin shërbime shëndetësore të palicencuara dhe një profesionst shëndetësor punonte pa licencë, gjë që të dyja gjetjet përbëjnë shkelje ligjore, sepse veprimtarinë e ka ushtruar pa përmbushur kushtet ligjore.

Çka thotë “Alfa Lab”?

Veriu.info e ka marrë edhe qëndrimin e laboratorit “Alfa Lab” për gjobën e shqiptuar nga Inspektorati Shëndetësor, të cilët bëjnë të ditur se gjobën e kanë paguar, por që konsiderojnë se vendimi nuk pasqyron plotësisht rrethanat faktike të rastit.

“Konsiderojmë se vendimi nuk pasqyron plotësisht rrethanat faktike të rastit dhe, për këtë arsye, çështja është duke u trajtuar përmes mjeteve juridike pranë organeve kompetente. Përderisa procedura është në zhvillim, nuk do të ishte e përshtatshme të komentonim më tej aspektet juridike të saj. Edhe pse gjoba është paguar, ne nuk pajtohemi me bazueshmërinë e këtij vendimi dhe e kemi kundërshtuar atë përmes padisë së paraqitur në gjykatën kompetente ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, ku çështja aktualisht është në procedurë gjyqësore. Lidhur me rapid testet mikrobiologjike, dëshirojmë të sqarojmë se Alfa Lab ushtron veprimtarinë edhe përmes laboratorit të mikrobiologjisë, i cili është i regjistruar dhe funksionon si subjekt i veçantë për ofrimin e shërbimeve mikrobiologjike. Për këtë arsye, konsiderojmë se është e rëndësishme që të merren parasysh të gjitha rrethanat dhe dokumentacioni përkatës gjatë vlerësimit të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e “Alfa Lab” për Veriu.info.

Tutje, ky laborator mohon faktin se analizat biokimike të jenë lëshuar pa mbikëqyrjen dhe vendimin profesional të specialistit të biokimisë, por që vendimi i inspektorëve shëndetësorë e thotë të kundërtën.

Kush është “Alfa Lab” Sh.P.K.?

Laboratori “Alfa Lab” është kompani e themeluar në vitin 2022 në Prishtinë nga Leutrim Haziri, i cili zotëron 100% të aksioneve.

Aktivitet kryesor biznesor i “Alfa Lab” Sh.P.K. në ARBK shkruan se janë aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, ndërsa si aktivitet sekondar ka të regjistruar aktivitetet e mjekësisë së specializuar.

Foto: Leutrim Haziri - pronar i "Alfalab" Sh.P.K.
Foto: Leutrim Haziri – pronar i “Alfalab” Sh.P.K.

LEXONI EDHE:

“Human Plus” e Sebahate dhe Gazmend Ahmetajt u kap me staf të palicencuar dhe shërbime mjekësore ilegale, gjobitet me 3 mijë euro

“VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro

Tags: Alfa LabLaboratoriLeutrim Haziri

JU REKOMANDOJMË

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë
17/08/2026 - 22:18

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka rrëfyer një pjesë të dhimbshme të fëmijërisë së tij, duke treguar se babai i tij ishte arrestuar në vitin 1949...

Më shumëDetails

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook
17/08/2026 - 22:15

Antik Strofci, kryetari i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, i është drejtuar autoriteteve gjermane lidhur me një koment të publikuar në faqen e Facebook-ut “SkenderajLive”, të...

Më shumëDetails

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975
17/08/2026 - 21:51

Saime Isufi, veprimtare e çështjes kombëtare dhe bashkëshorte e veprimtarit Kadri Zeka, ka rrëfyer për angazhimin e saj të hershëm në veprimtarinë ilegale dhe krijimin e grupit “Shqiponjat...

Më shumëDetails

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)
17/08/2026 - 21:38

Dy vëllezër humbën jetën të dielën në një aksident të rëndë në Surkish të Podujevës, pas përplasjes së Golfit me një BMW me targa të huaja. Sipas Policisë...

Më shumëDetails

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës
17/08/2026 - 20:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të vrarë më 17 gusht në burgun e Prishtinës, Greiçevci më 1964 dhe Dugolli...

Më shumëDetails

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal
17/08/2026 - 19:58

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë plotësuar kushtet e sigurisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe se menaxhimi i saj mund t’i besohet Policisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë