Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Financial Times”: Bashkimi Evropian do të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë

07/10/2025 - 14:29
në Lajme
A A
“Financial Times”: Bashkimi Evropian do të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakord të kufizojnë udhëtimet e diplomatëve rusë brenda BE-së, në përgjigje të një vale të re përpjekjesh sabotazhi që, sipas agjencive të inteligjencës, drejtohen shpesh nga spiunë që veprojnë me status diplomatik, shkruan gazeta britanike “Financial Times”.

Operativët e inteligjencës të sponsorizuar nga Moska janë fajësuar për provokime në rritje kundër vendeve anëtare të NATO-s – nga zjarrvëniet dhe sulmet kibernetike deri te sabotazhet ndaj infrastrukturës dhe ndërhyrjet me dronë – në atë që shërbimet e sigurisë të BE-së e quajnë një fushatë të koordinuar për të destabilizuar aleatët evropianë të Ukrainës.

Rregullat e reja, sipas “Financial Times”, do të detyrojnë diplomatët rusë të akredituar në kryeqytetet e BE-së të njoftojnë qeveritë përkatëse për planet e tyre të udhëtimit përpara se të kalojnë kufijtë e vendit ku janë të stacionuar.

Kjo nismë, e mbështetur nga Republika Çeke, është pjesë e një pakete të re sanksionesh që po përgatitet nga Brukseli. Paketa duhet të miratohet unanimisht. Hungaria – vendi i fundit që e kundërshtonte – e ka tërhequr veton, sipas dy burimeve të informuara për negociatat.

Agjencitë e inteligjencës së BE-së thonë se spiunët rusë që veprojnë si diplomatë shpesh menaxhojnë operacione apo agjentë përtej vendeve ku janë të akredituar, për të shmangur mbikëqyrjen e kundërspiunazhit. “Ata janë të vendosur në një vend, por punojnë në një tjetër”, tha një diplomat i lartë evropian, duke iu referuar raporteve të inteligjencës. “Shërbimet e inteligjencës të vendit pritës e dinë se çfarë po bëjnë, por nëse kalojnë kufirin, bëhet më e vështirë të mbahen nën vëzhgim.”

Qeveria çeke ka qenë një nga promovueset kryesore të kufizimeve që nga maji i vitit të kaluar. Praga ka dëbuar disa diplomatë rusë të dyshuar për përfshirje në veprimtari spiunazhi. Megjithatë, qindra diplomatë rusë mbeten të akredituar në Austrinë fqinje – dhe prej andej mund të kalojnë ligjërisht kufirin drejt Republikës Çeke, shkruan “Financial Times”.

Në vitin 2014, Republika Çeke përjetoi një nga aktet më të rënda të sabotazhit rus në territorin e BE-së, kur shpërthimet në një depo municionesh në Vërbeticë vranë dy persona. Praga ia atribuon këtë sulm agjentëve të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, GRU.

“Financial Times”: Bashkimi Evropian do të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë
Read more

JU REKOMANDOJMË

Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
Lajme

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje të paqes në Gazë

07/10/2025 - 19:27
“Reuters”: Sekretari i Mbrojtjes ia ka dhënë dritën e gjelbër aeroplanit të ri luftarak të Marinës së ShBA-së
Lajme

“Reuters”: Sekretari i Mbrojtjes ia ka dhënë dritën e gjelbër aeroplanit të ri luftarak të Marinës së ShBA-së

07/10/2025 - 19:07
Leutrim Ajeti: Familja e Hashim Thaçit ma ka premtuar votën për kryetar të Graçanicës
Lajme

Leutrim Ajeti: Familja e Hashim Thaçit ma ka premtuar votën për kryetar të Graçanicës

07/10/2025 - 18:41
LAJMI I FUNDIT: Një zyrtar i partisë së Ali Ahmetit plagoset në Kumanovë
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Një zyrtar i partisë së Ali Ahmetit plagoset në Kumanovë

07/10/2025 - 18:23
Kush ia ndau çmimet Kurtit e Osmanit? Rektori e pranon se organizata s’ka bord e strukturë: Do të riaktivizohen
Kryesore

Kush ia ndau çmimet Kurtit e Osmanit? Rektori e pranon se organizata s’ka bord e strukturë: Do të riaktivizohen

07/10/2025 - 18:04
Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati
Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

07/10/2025 - 17:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Glauk Konjufca e Mërgim Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “Ti je një fmijaq arrogant” – përplasje e ashpër mes Kadri Rrahimajt të VV-së dhe Qëndron Kastratit të PSD-së

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë