Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova “i takon” Serbisë, përveç tjerash, edhe sipas “drejtësisë së Zotit”.
Kosovën ai sërish e përdori në një fjalim për të nxitur oficerët e rinj serbë gjatë një ceremonie solemne në një kazermë ushtarake në Beograd ku foli për “forcimin e ushtrisë”.
“Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit”, ka deklaruar ai.
Tutje, Vuçiq tha se “ata janë betuar të respektojnë Kushtetutën dhe të mbrojnë integritetin territorial të Serbisë”.














