
Një zjarr ka kapluar oborrin e një familje në Korrotic të Epërme të Drenasit pasditen e sotme.
Krejt kjo ndodhi kur një 36-vjecar, rreth orës 15:00 i vuri flakën disa mbeturinave afër një shtëpie, zjarr ai që përfundoi duke u përhapur në oborrin e një familje.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktimës i janë dëmtuar disa pemë dhe bari i oborrit.
Sinjali merr vesh se njësitet e zjarrfikësve kanë intervenuar shpejtë dhe kanë arritur ta ndalin zjarrin për të mos u shpërndarë tutje deri tek shtëpia e viktimës.












