Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Blerje votash”; “prokurorët duhet të veprojnë”: Kritikohet ashpër Qeveria për ndarjen e 100 eurove për studentët

07/10/2025 - 20:09
në Kryesore, Lajme
A A
“Blerje votash”; “prokurorët duhet të veprojnë”: Kritikohet ashpër Qeveria për ndarjen e 100 eurove për studentët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i sotëm i Qeverisë në detyrë për ndarje të 100 eurove për studentë ka nxitur reagime të ashpra në vend.

Një vendim i tillë në kohë të fushatës zgjedhore është vlerësuar si përpjekje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për blerje të votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. “Opozita” dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë vlerësuar se ky veprim i qeverisë është në kundërshtim me ligjin.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar ashpër këtë vendim të qeverisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se blerja e votës nga VV-së po i kushton Kosovës 26 milionë euro.

“26 milionë Euro, kostoja e blerjes së votës nga ana e LVV-së. Prokuroria është vonu t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpator që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit me 12 tetor”, ka shkruar ai.

Edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se studentët e Kosovës nuk mashtrohen me vendime të tilla.

“Albin Kurti, i cili të rinjve kosovarë po ua humb çdo shpresë për t’u zhvilluar e për të jetuar mirë në Kosovë, sot i është kthyer praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve, me nga 100 euro për studentët, në prag të zgjedhjeve. Studentët tanë kanë nevojë për një shtet që funksionon, që krijon mundësi reale për zhvillim dhe që siguron vende pune për një jetë me dinjitet. Studentët tanë nuk mashtrohen!”, ka shkruar Mustafa.

Kurse, Korab Rashiti, deputet me origjinë shqiptare në kantonin e Bernit, ka bërë me dije se me këto veprime Albin Kurti po blen vota me paratë e tatimpaguesve të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se prokuroria duhet të merret me këtë çështje.

“Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve – përkatësisht me TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat tuaja, e të tjera – të cilat i shpërndan për qëllime elektorale, megjithëse ai nuk është as kryeministër, as pjesë e një qeverie me mandat të plotë, por e një kabineti teknik të punëve të përditshme! Kjo është një situatë shumë serioze, prandaj prokurorët specialë duhet të hetojnë menjëherë, sepse këtu kemi të bëjmë me korrupsion institucional dhe me tejkalim të kompetencave ligjore nga një kabinet teknik”, ka shkruar Rashiti.

Vendimi i Qeverisë është kritikuar edhe nga Eugen Cakolli, hulumtues në KDI.

Ai ka bërë me dije se ndarja e 100 eurove për studentë nga Qeveria në detyrë dhe ndarja e masave të tjera financiare, është veprim i jashtëligjshëm dhe me ndikim të qartë elektoral.

“Në total, vlera financiare e masave të ndërmarra nga Qeveria në detyrë tashmë ka kaluar vlerën prej mbi 100 milionë eurosh, që tejkalon kufijtë e vendimmarrjes administrative për ‘çështje rutinore apo të domosdoshme’, duke hyrë në sferën e vendimeve me ndikim politik dhe elektoral”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

JU REKOMANDOJMË

Qytetarëve u vjen edhe një lajm, nga ky muaj fatura e ujit më e lartë, Prishtina do ta paguaj më shtrenjtë
Kryesore

Qytetarëve u vjen edhe një lajm, nga ky muaj fatura e ujit më e lartë, Prishtina do ta paguaj më shtrenjtë

02/01/2026 - 22:57
Përparim Rama për mësimin tërëditor: Ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë
Lajme

Taksë për qytetarët e komunave tjera që vijnë në Prishtinë me vetura, Rama: Hyn në fuqi nga gjysma e vitit

02/01/2026 - 22:46
Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës
Lajme

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

02/01/2026 - 22:34
Përditësohen të dhënat – Kolonë 1 kilometër për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin deri në 1 orë
Lajme

Përditësohen të dhënat – Kolonë 1 kilometër për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin deri në 1 orë

02/01/2026 - 22:19
Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar
Lajme

Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

02/01/2026 - 22:10
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër
Kryesore

Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër

02/01/2026 - 21:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Finemi me shokë rrahin Butrint Imerin në Prishtinë

    Ekskluzive: Finemi me shokë rrahin Butrint Imerin në Prishtinë

    382 Shpërndaje
    Shpërndaje 153 Tweet 96
  • Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Dëshpëron kjo figurë e njohur e VV-së: Merr veç 12 mijë vota, gati në fund të listës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Garë e fortë në LDK për ulësen e 15-të në Kuvend, ja kush po ‘lufton’

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Emrat befasues që u vlerësuan me pak vota nga elektorati i VV-së

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë