
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, ka marrë përkrahje të banorëve të fshatit Pestovë.
“Si gjithmonë kënaqësi takimi me banorët e Pestovës, të cilët i falënderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme.” – shkruan ai.
Idrizi ka takuar banorët bashkë me kryetarin e AAK-së në Vushtrri.
“Bashkë me partnerët e koalicionit, kryetarin e AAK në Vushtrri, Mensut Ademi, dhe drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi, takuam njerëzit punëtorë dhe të përkushtuar të komunës sonë.” – shkruan Idrizi.
Ai tha se diskutuan me banorët për prioritetet që kanë realizuar gjatë këtij mandati dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e komunës.
“Diskutuam për prioritetet që kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e komunës. Përkrahja e qytetarëve po vazhdon të jetë e madhe, pa dallim partie!” – përfundon ai.
Postimi i plotë:
Si gjithmonë kënaqësi takimi me banorët e Pestovës, të cilët i falënderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme.
Bashkë me partnerët e koalicionit, kryetarin e AAK në Vushtrri, Mensut Ademi, dhe drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi, takuam njerëzit punëtorë dhe të përkushtuar të komunës sonë.
Diskutuam për prioritetet që kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e komunës. Përkrahja e qytetarëve po vazhdon të jetë e madhe, pa dallim partie!
Faleminderit Pestovë!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve