Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një tubim elektoral në Prishtinë ka goditur ashpër kandidatin e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismailin.
Kurti ka thënë se Uran Ismaili ja ka bërë vetëm një të mirë Prishtinës, atëherë kur e mbylli lokalin Bon Vivant ku siç thotë Kurti ku dy veta hynë të qeshur, e dolën të vdekur, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Njëri nga ta jo fort moti, ja ka bërë një të mirë Prishtinës, qysh atëherë kur e mbylli lokalin e tij që ishte shndërru në vend krimi. Lokali që e kishte emrin Bon Vivant, bon vivant dmth ai që rrnon mirë, ai që ka jetesë të mirë por aty u vranë dy veta. Pra, ai që rrnon mirë por dy veta që hynë të qeshur dolën të vdekur.” – ka thënë Kurti./Veriu.info/