
Analisti Shkëlzen Gashi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e ku fyen dy historianët Bujar Dugolli e Frashër Demaj për të sulmuar qeveritë e kaluara dhe qeverinë e tanishme, e të cilën madje nuk ngurron ta quajë edhe si “regjim” përkundër që ka punuar me kryeministrin Kurti.
“në regjimin kaluar ‘dr’. frashër demaj i hartonte tekstet mësimore të historisë.
në regjimin e tanishëm ‘dr’. bujar dugolli po i harton tekstet mësimore të historisë.
një tortë e ndarë në mes – besoj e keni të qartë se për çfarë torte e kam fjalën” – ka shkruar z. Gashi në postimin e tij në Facebook.
Kujtojmë se Dugolli ditë më parë është shpallur plagjiator, megjithëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Universitetit të Prishtinës.
Në cilësinë e analistit politik, ai kishte mbështetur Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Më herët, Dugolli kishte qenë edhe ministër i Financave dhe anëtar i subjekteve politike AAK e PDK.
Shkëlzen Gashi e ka quajtur madje edhe “analfabet funksional” në një koment më poshtë z. Dugolli.












