Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë “për hajër” postin e presidentit të shtetit Bajram Begajt, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në fotografitë e postuara nga vet kryeministri Rama shihet se në këtë ceremoni ishin të pranishme edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ish presidentja Atifete Jahjaga.
Duket se Rama vazhdon të ketë raporte të shkëlqyeshme me ish presidenten Jahjaga pasi me të postoi një fotografi të veçantë ku shihen të buzëqeshur.
Për dallim nga Jahjaga, Rama ka postuar një fotografi të përbashkët me shumë personalitete në mesin e të cilëve edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Rama qëllimshëm apo jo, e ka paraqitur Osmanin në një fotografi ku shihey kokulur.
Vështirë ta ketë bërë paqëllim duke e ditur që Rama është një detajist “i sëmurë”, dhe një batutaxhi i jashtëzakonshëm.
Osmani dhe Rama njihen për raporte jo të mira mes vete për shkak të mospajtimeve që kanë pasur në të kaluarën.













