Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka pas konstituimit të Kuvendit?

10/10/2025 - 13:19
në Kryesore, Lajme
A A
Çka pas konstituimit të Kuvendit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Procesi u shoqërua me dhjetëra vazhdime të seancave konstituive, disa vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe më shumë se një kandidaturë për postin e kryeparlamentarit.

Kryetari Dimal Basha dhe katër nënkryetarë u zgjodhën më 26 gusht, por konstituimi mbeti i paplotë, për shkak të mosvotimit të nënkryetarit nga komuniteti serb – një pozicion i përcaktuar me ligj.

Pas sqarimeve dhe kërkesave të bëra nga Gjykata Kushtetuese, të përfshira në aktgjykimin e publikuar më 8 tetor, Kuvendi u mblodh të premten dhe votoi Nenad Rashiqin për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb, duke përmbyllur kështu zyrtarisht konstituimin e legjislaturës së re.

Rashiq, ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u propozua pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe dështuan të siguronin votat e nevojshme.

Ai mori 71 vota për, duke siguruar mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe disa deputetëve të komuniteteve joserbe.

Hapi i radhës është formimi i Qeverisë së re.

Presidentja Vjosa Osmani ka detyrë ligjore të emërojë partinë ose koalicionin fitues – në këtë rast koalicionin e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Lëvizjen Guxo dhe Alternativën, si mandatar për krijimin e Qeverisë.

“Kandidati për kryeministër, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”, thuhet në nenin 95 të Kushtetutës.

Kabineti i propozuar duhet të sigurojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për t’u miratuar.

Me 48 ulëse të fituara në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme pa një partner koalicioni.

Në rast se nuk arrin të mbledhë 61 vota, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Mandatari ka më pas 15 ditë të tjera kohë për të dorëzuar përbërjen e re të kabintetit qeveritar në Kuvend.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Sa u përket koalicioneve, Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur preferencë për bashkëpunim me partitë e komuniteteve joserbe, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.

Fillimisht, ajo ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me tri subjektet më të mëdha: Partinë Demokratike të Kosovës (24 ulëse), Lidhjen Demokratike të Kosovës (20 ulëse) dhe koalicionin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma (8 ulëse).

Megjithatë, më vonë, Vetëvendosje dhe Nisma janë mbledhur disa herë për të diskutuar mundësitë e daljes nga bllokada institucionale – ndonëse pa rezultat.

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka deklaruar më 28 mars se nëse LVV-ja nuk mund ta krijojë Qeverinë brenda afateve ligjore, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e saj.

Ai ka thënë se nuk ka “vija të kuqe” ndaj asnjë partie dhe është i hapur për bisedime.

LDK-ja dhe AAK-ja kanë përjashtuar koalicionin me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për të formuar një qeveri së bashku.

Me tre deputetët e saj, Nisma, në anën tjetër, ka thënë se mund të ndihmojë në sigurimin e shumicës së nevojshme prej 61 votash, bashkë me LVV-në dhe partitë e komuniteteve joshumicë.

Konstituimi i Kuvendit bëhet vetëm dy ditë para se Kosova të mbajë zgjedhjet lokale më 12 tetor. /Rel

JU REKOMANDOJMË

Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
05/07/2026 - 19:55

Sot, në media është raportuar se ka nosur mbledhja e nënshkrimebe për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet...

Më shumëDetails

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë
05/07/2026 - 19:50

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë...

Më shumëDetails

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Presidenca i reagon Brnabiqit: Mbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave
05/07/2026 - 19:19

Afati i trajtimit të ankesave nga Gjykata Supreme për kandidatë për deputetë ose subjektet politike ka nisur të soset. Pas kësaj do të duhej që Komisioni Qendror i...

Më shumëDetails

KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin
05/07/2026 - 19:09

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas debatit të krijuar rreth videos ku një fermer derdhi qumësht në një lum, duke thënë se një problem...

Më shumëDetails

“UÇK, UÇK”, me brohorima të fuqishme nis marshi protestues në Zarë të Kroacisë

“UÇK, UÇK”, me brohorima të fuqishme nis marshi protestues në Zarë të Kroacisë
05/07/2026 - 18:45

Me brohorima të fuqishme “UÇK, UÇK”, ka nisur marshi protestues në Zarë të Kroacisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur për të shprehur solidaritetin e tyre me ish-krerët e...

Më shumëDetails

Protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Kroaci, Gucati: Besoj se do të marrin pjesë mbi 3 mijë persona

Protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Kroaci, Gucati: Besoj se do të marrin pjesë mbi 3 mijë persona
05/07/2026 - 18:36

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se në protestën “Liri për çlirimtarët”, e cila do të mbahet në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë