
Opionisti Rrahman Paçarizi në programin special në kuadër të Maratonës Zgjedhore në Klan Kosova tha se raundi i parë i zgjedhjeve nuk ndikohet nga Kuvendi.
Sipas Paçarizit, së paku raundi i parë nuk do të ndikohet nga zhvillimet në Kuvend, por balotazhi thotë se do të ketë ndikim.
“Kam mëndu që ka me pas shumë më shumë ndikim, por zgjidhja e djeshme është një zgjidhje që nuk i ka përmbush pritet e LVV, e cila ka besuar që partitë e tjera politike kanë marrë zotime përpara ndërkombëtarëve për ta votuar Listën Serbe, si arsyetim për ta respektuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por kjo nuk ka funksionuar, mendoj”, tha Paçarizi.
Paçarizi nënvizoi se do të ketë pasoja nga zhvillimet në kuvend, por jo në kuptimin e zgjedhjeve.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: