Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi ka marr pjesë sot në përurimin e Shtëpisë së Komunitetit në Oshlan.
Idrizi tha se ky projekt u realizua pas kërkesës së banorëve të Oshlanit, të cilët vetë vendosën se ky ishte investimi më i nevojshëm për ta.
Postimi i plotë:
Si qeverisje komunale, gjithmonë e kemi treguar se kërkesat e qytetarëve janë prioriteti ynë, dhe kemi bërë maksimumin që këto kërkesa t’i bëjmë realitet.
Kënaqësi e veçantë që në Oshlan tashmë ka përfunduar ndërtimi i Shtëpisë së Komunitetit të cilën e përuruam bashkë me banorët, një hapësirë që do të përdoret për nevojat e fshatit.
Ky projekt u realizua pas kërkesës së banorëve të Oshlanit, të cilët vetë vendosën se ky ishte investimi më i nevojshëm për ta!












