Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka mbajtur konferencën për media pas mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Radoniqi ka thënë se në zgjedhjet lokale të vitit 2025 sipas të dhënave preliminare, numri i qytetarëve që kanë votuar ka qenë 791 mijë e 123 votues apo 39.07 për qind.
“Deri në mbyllje të vendvotimeve në vitin 2021, kishin votuar 770 mijë apo 43 për qind e votuesve”, ka thënë Radoniqi.
Ai ka thënë se menjëherë ka filluar numërimi i votave.
“Ka filluar numërimi i votave në shumicën e qendrave. Procesi i numërimit do të bëhet në dy etapa, fillimisht do të numërohen votat e kandidatëve për kryetarë të komunave, pastaj kandidatëve për Kuvendet Komunale”, ka thënë Radoniqi.