Sipas të dhënave të Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të komunës së Pejës pritet të shkojë në balotazh mes Gazmend Muhaxherit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Taulant Kelmendit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Rezultatet paraprake tregojnë se Muhaxheri udhëheq me 46.4% të votave, ndërsa Kelmendi renditet i dyti me 27%.
Në vendin e tretë është Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 20%, ndërsa Arta Nallbani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 6% të votave.
Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës.
Rezultatet përfundimtare do të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.