Kandidati i LDK-së për kryetar të Juniku, Ruzhdi Shehu, ka marrë rreth 48% të votave sipas të dhënave të publikuara nga KQZ.
Shehu thotë se sot është festë e fitores historike, që sipas tij, me votat e mërgatës ai do të fitoj pa balotazh.
Postimi i Ruzhdi Shehu:
URIME JUNIKU IM
Sikurse të gjitha premtimet tjera, sot e kemi mbajtur edhe një tjetër premtim që e kemi thënë nga fillimi:
VAZHDOJMË +4 PA BALOTAZH së bashku me mërgatën tonë të dashur.
Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund❤️.
Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit.
Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës.