Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar si shumë pozitive rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor për partinë që ai drejton.
“Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë, prej sot i përvishemi punës për balotazh, synimi ynë është i qartë që kandidatët tonë të fitojnë në këto komuna dhe të kthehet e të vazhdojë qeverisja e mirë”, deklaroi Kurti.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e bashkëpunimit me ndonjë subjekt tjetër në komunat ku Vetëvendosje shkon në balotazh, Kurti nuk dha një përgjigje të prerë, duke theksuar se çdo vendim do të bazohet në analizë të thelluar.
“Fokusi i Vetëvendosjes është qytetari i Republikës, por natyrisht para balotazhit neve na nevojitet ta bëjmë një analizë gjithëpërfshirëse – edhe për rezultatin zgjedhor, por edhe për raportin e fushatës. Do t’i bëjmë përgatitjet gjithnjë me bashkëpunim të ngusht…,” tha ai.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar fitore në tri komuna në raundin e parë dhe shkon në balotazh në të paktën 12 komuna të tjera.