Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për asamble komunale në Obiliq, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas të dhënave nga KQZ, në këtë komunë prin LDK me 43,13%(5,052 vota), më pas vjen LVV me 42,24% (4,947 vota).
Në vendin e tretë radhitet Lista Serbe me 9,54%( 1,118 vota), AAK me 2,52%(295 vota), PDK me 2,05% (240 vota), NISMA me 0,52%( 61 vota).