Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së në “diskrecion” të Abdixhikut, Ferati konfirmon se Sekretariati ende s’ia ka dorëzuar raportin

23/07/2026 - 15:02
në Kryesore, Lajme
A A
Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së në “diskrecion” të Abdixhikut, Ferati konfirmon se Sekretariati ende s’ia ka dorëzuar raportin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i LDK-së po pret një raport përmes të cilit do të njoftohet zyrtarisht për nismën për largimin e tij nga drejtimi i partisë. Lumir Abdixhiku pritet ta marrë një vendim më pas për datën e mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku do të testohet besimi brendapartiak ndaj tij.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po përgatitet raporti për kërkesën e rreth 150 delegatëve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati i tha Gazetës Express se ende s’e kanë njoftuar Abdixhikun formalisht për nënshkrimet.

“Jo ende s’e kemi njoftuar zyrtarisht”, tha ai.

Ferati tha se po përgatisin një raport që do t’i dorëzohet kryetarit të LDK-së.

“Jemi në pergatitje të raportit, i cili përfshin jo vetëm nënshkrimet, por edhe elemente teknike”, tha ai.

Ai tha se nuk i takon atij ta thotë, kur u pyet nëse Kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë do të mbahet javën e ardhshme.

“Është në diskrecion të kryetarit ta caktojë se kur është më e përshtatshme”, tha Ferati.

Dje u verifikuan nënshkrimet e rreth 150 delegatëve të LDK-së që kërkojnë shkarkimin e kryetarit të partisë. Një javë më parë, nënshkrimet u dorëzuan në selinë qendrore të kësaj partie.

Pasi Abdixhiku të njoftohet zyrtarisht për verifikimin e nënshkrimeve, ai duhet ta caktojë datën e mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku do të testohet besimi brendapartiak ndaj tij.

Para një jave në LDK nisi zyrtarisht nisma e brendshme për shkarkimin e kryetarit, me deputetin e zgjedhur, Armend Zemaj, dhe kryetarin e degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, të cilët i dorëzuan nënshkrimet e grumbulluara.

Ditën kur u dorëzua kërkesa për shkarkimin e kryetarit, Abdixhiku njoftoi vetë në Facebook se ishin deponuar “148 nënshkrime të delegatëve” dhe se nisma bënte thirrje për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm me kërkesën kryesore – largimin e tij nga karrigia e të parit në LDK.

Për shkak të kësaj nisme, Abdixhiku javën e kaluar i pezulloi bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja.

“Në këtë pikë, më duhet po ashtu t’i njoftoj qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme, detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës që i prisni me të drejtë tash e sa kohë”, ka thënë ai në një video-mesazh në Facebook. Në këto rrethana, Abdixhiku ka thënë se “s’do të ishte as serioze dhe as e përgjegjshme” që ai të vazhdonte të negocionte në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati i tij për të udhëhequr me partinë “është vënë në diskutim nga brenda shtëpisë”.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të besojë se bisedimet me LVV-në ishin arsyeja e “ngutisë për Kuvend të paprecedent”.

Nga këto zhvillime, sipas tij, “qytetarët e Kosovës do të pësojnë më së shumti” dhe “LDK bashkë me ta”, pasi, ato vijnë “në një moment shumë kritik” për këtë parti dhe për vendin. Ky proces i brendshëm, sipas Abdiixhikut mund ta dëmtojë LDK-në “pariparueshëm nga brenda dhe ta lë Kosovën pa institucione dhe potencialisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”.

Abdixhiku ka thënë se nuk ka frikë “nga vota e vendimi i delegatëve”, ndërsa ka përmendur “apetite” të kundërshtarëve të tij brenda partisë për “ta marrë karrigen e kryetarit”.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, tha mbrëmë në RTV21 se Kuvendi do të mbahet “para seancës konstituive” të Kuvendit, e cila duhet të mbahet më së largu deri në fund të javës së parë të gushtit.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së duhet të mbahet 60 ditë nga dita e dorëzimit të nënshkrimeve, sipas statutit të kësaj partie.

Kuvendi i LDK-së i ka 355 delegatë, përfshirë kryetarin.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Haxhiu: Shqetësuese kur brenda 24 orëve 12 infermierë braktisin Kosovën dhe shkojnë në Gjermani
16/09/2026 - 21:47

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të sotëm për ish-krerët e UÇK-së duke thënë se qysh nga nesër qeveria e Kosovës duhet të mblidhet...

Më shumëDetails

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe
16/09/2026 - 21:31

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë që kishte pasur me nënën e Thaçit, para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Sot do të duhej të kishte seanca të jashtëzakonsme. Kurti nuk është në Kosovë, po ju të tjerët ku jeni?

Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
16/09/2026 - 21:29

Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se sonte Kuvendi do të duhej të mbante seancë të jashtëzakonshme. Haradinaj në një shkrim në Facebook ka thënë...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për katërshën e UÇK-së, reagon Sami Lushtaku

Lushtaku për sulmet ndaj tij: Ata që fyejnë e shajnë, i shërbejnë Serbisë!
16/09/2026 - 21:21

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep...

Më shumëDetails

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së
16/09/2026 - 20:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi. Sadiku ka thënë se...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin
16/09/2026 - 20:38

Ambasadori gjerman në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të shpallur sot në gjyqin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë