Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagimet ndaj Kurtit s’ia lënë shenjë, Gërvalla i kopjon fjalët e tij për exit pollet, kërkon edhe ajo hetime

14/10/2025 - 11:28
në Kryesore, Lajme
A A
Reagimet ndaj Kurtit s’ia lënë shenjë, Gërvalla i kopjon fjalët e tij për exit pollet, kërkon edhe ajo hetime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojnë rezultatet e exit-polleve për komunën e Mitrovicës ku kandidoi kryetari tjetër i kësaj partie, Faton Peci.

Sipas Gërvallës, shifrat e publikuara nga këto exit poll-e nuk ishin “pasojë e ndonjë gabimi teknik apo “huqjeje” të rastësishme”, por sipas saj, tregojnë për një inxhiniering.

Kjo deklaratë e Gërvallës ishte e ngjashme me atë të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kërkoi hetim për exit poll-et.

“Partia Guxo shpreh shqetësim të thellë për ndërhyrjet e dyshuara dhe manipulimet e qëllimshme që janë bërë gjatë ditës së zgjedhjeve lokale, më 12 Tetor, në raportimet për Komunën e Mitrovicës. Publikimi i lajmeve dhe rezultateve të rreme, para përfundimit të procesit të votimit, dhe shpërndarja e exit-polleve me dallime skandaloze prej mbi gjashtëmbëdhjetë përqind nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë, përbëjnë një rast të paprecedent që cenon drejtpërdrejt integritetin e procesit zgjedhor. Këto veprime nuk janë thjesht pasojë e ndonjë gabimi teknik apo “huqjeje” të rastësishme, por tregojnë për një inxhiniering të mirëfilltë të ndërhyrjes në zgjedhje, me synim ndikimin në perceptimin publik dhe në rezultatin përfundimtar”, ka shkruar ajo.

Gërvalla tha se partia e saj do të “mbrojë integritetin e votës”.

“Partia Guxo u bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë që të hetojnë në mënyrë të plotë dhe të paanshme këtë çështje, për të zbardhur përgjegjësitë individuale dhe institucionale. Ruajtja e besimit qytetar në proceset zgjedhore është shtylla themelore e demokracisë dhe çdo tentativë për ta cenuar atë duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë. Partia Guxo mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të votës së lirë, të procesit demokratik dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Pas deklaratave të Kurtit për hetim të exit poll-eve, dje Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke e cilësuar thirrjen e Kurtit si të rrezikshme.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e sheh me shqetësim deklaratën publike të kryetarit të Vetëvendosjes, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për hetim nga ana e “organeve të drejtësisë dhe sigurisë”, pas publikimit të exit polleve nga tri televizione, për zgjedhjet lokale. Mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë postuar asnjë Exit Poll, para orës 19:00, deri në momentin kur janë mbyllur qendrat e votimit. Rrjedhimisht, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor nga ana e mediave. AGK-ja i vlerëson si shumë të rrezikshme thirrjet e Kurtit për hetime pas publikimit të këtyre Exit Polleve, pasi që ato përbëjnë sulm të hapur ndaj lirisë së medias. Exit Pollet kanë histori të gabimeve edhe në shumë vende të tjera demokratike, duke përfshirë SHBA-të në vitin 2016”, u tha në reagimin e AGK-së.

Po ashtu, për thirrjet e Kurtit për hetim ka reaguar edhe juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, e cila tha se deklarata e Kurtit është e pasaktë.

“Procesi zgjedhor ka qenë i përfunduar kur janë publiku exit polls. Unë i ftoj organet e ndjekjes me qëndru sa më larg, sa më larg, idesë së hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit polls. Poashtu, ma merr mendja që KPM-ja është duke i fërku duart dhe duke e shiku mundësinë me u përzi meqë Kurti ka bërë thirrje”./Express/

JU REKOMANDOJMË

Rashiq: Serbia ushtroi presion psikologjik e fizik ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe

Rashiq: Vuçiqi s’mund të thotë asnjë fjali pa gënjyer e manipuluar
05/07/2026 - 09:50

Rashiq: Serbia ushtroi presion psikologjik e fizik ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe Lajme Gazeta Express 05/07/2026 8:33 Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim,...

Më shumëDetails

Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
05/07/2026 - 09:26

Gjatë ditës së sotme dhe nesër, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.41 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit...

Më shumëDetails

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve
05/07/2026 - 09:09

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit i kishte vendosur pesë euro. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Bastiset një lokal në Prishtinë, kapen persona duke luajtur bixhoz

Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë
05/07/2026 - 08:59

Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një...

Më shumëDetails

Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 08:42

Pas protestave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sot duke nisur nga ora 18:00, do të mbahet protestë edhe në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Joseph: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk arrijnë konsensus, ngërçi parlamentar po e dëmton Kosovën

Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
05/07/2026 - 08:25

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë