Presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello, me të cilin, veç tjerash thotë se bisedoi për rolin e Kosovës në këtë Asamble.
“E falenderova për nominimin e tij për Çmimin per ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’ si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që të më ndajë këtë vlerësim, i cili njëkohësisht është edhe vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës”. .
Osmani thotë se bashkë me Perestrellon, diskutuan për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar – një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik.
“Rikonfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare”.