Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po vazhdon të përballet me kritika të ashpra brenda partisë. Tashmë janë dorëzuar nënshkrimet për të kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa pritet të thirret edhe Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së.
Së fundmi, Abdixhiku është bërë objekt kritikash pas publikimit të disa pamjeve, në të cilat shihet eskorta e tij përcjellëse me mbrojtje të afërt.
Pamjet janë publikuar nga kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Fushë Kosovë, Erind Rexhaj.
Ai i ka shoqëruar ato edhe me pamje të eskortës së presidentes Vjosa Osmani.
“Shumë, shumë gjatë ka me qeverisë Albin tradhtari, nëse LDK-ja ka me mbetë në dorë të këtyre dyve”, ka shkruar ai ndër të tjera.














