Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?

14/10/2025 - 16:02
në Lajme
A A
Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka më pak se dy javë kohë për t’i paraqitur Kuvendit përbërjen e Qeverisë së re për miratim.

Ndërsa afati përfundon më 26 tetor, analistët vërejnë një atmosferë më të qetë dhe më të favorshme për negociata ndërpartiake, pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale, më 12 tetor.

Sipas tyre, këto zgjedhje janë ndërlidhur edhe me procesin e gjatë të konstituimit të Kuvendit, i cili është përmbyllur vetëm në fund të javës së kaluar, pas disa muajsh bllokadë.

Lexo edhe:
Takim strategjik në ShBA, Kosova përgatitet për prokurime të reja ushtarake me ndihmën amerikane
Kadrijaj: AAK-ja nuk do të bëhet pjesë e qeverisë Kurti 3
Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus thotë se partitë kanë pritur përfundimin e zgjedhjeve lokale, për të shmangur ndikimin që mund të sillte formimi i një koalicioni qendror në garat komunale.

“Aleancat që mund të bëhen, mund ta rrisin irritimin te partitë e tjera që të mos i përkrahin. E, në komuna të caktuara, ku gara është shumë e ngushtë, kjo është shumë qenësore”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, më 10 tetor, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, me vetëm 48 ulëse të fituara, Vetëvendosjes i nevojiten edhe 13 për të siguruar shumicën prej 61 deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Kurti paralajmëroi se, gjatë kësaj jave, do t’i nisë bisedimet për krijimin e Qeverisë, por nuk dha detaje se me cilat parti do të zhvillohen këto diskutime.

Pak ditë më parë, bashkëpartiakja e tij, Albulena Haxhiu, përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me Listën Serbe – partinë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë – por e la të hapur mundësinë për bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Një kombinim i mundshëm mes këtyre dy partive, sidomos në dritën e rezultateve të zgjedhjeve lokale, shihet si skenar real edhe nga analisti Krasniqi.

“Nëse LDK-ja dhe Vetëvendosja arrijnë marrëveshje për koalicion në nivel qendror, ato mund të koordinohen që LDK-ja ta ketë një garë më të lehtë në Prishtinë dhe Vetëvendosja të mos i ndezë të gjithë motorët për ta fituar këtë garë”, thotë ai.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve treguan një garë të ngushtë në Prishtinë mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhe atij të Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, me një diferencë prej rreth 700 votash.

Për pasojë, të dy kandidatët do të përballen kokë më kokë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 9 nëntor.

Rund të dytë votimesh do të ketë edhe në 16 komuna të tjera. Në disa prej tyre, kandidati i Vetëvendosjes garon me kandidatin e LDK-së, e në disa me atë të PDK-së.

Afrim Hoti, profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, pret që këto dy parti të jenë “pjesë e matematikave” të Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë dhe jo partitë tjera, si AAK-ja dhe Nisma, “për shkak të fuqisë së vogël politike”.

“Kjo është një rrugë njëdrejtimëshe, për aq kohë sa duan të ecin përpara drejt formimit të institucioneve. Alternativa do të ishte shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë për të cilën nuk mendoj se ekziston konsensus apo vullnet mes subjekteve kryesore politike”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se ky qëndrim bazohet edhe te rezultatet e zgjedhjeve lokale, të cilat, sipas tij, treguan se “harta politike” nuk do të ndryshonte ndjeshëm as pas zgjedhjeve të reja parlamentare.

Një tjetër faktor përcaktues për formimin e Qeverisë, sipas analistëve, është edhe posti i presidentit.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit të ardhshëm, dhe sipas profesorit Afrim Hoti, ajo nuk gëzon më të njëjtën mbështetje që kishte në vitin 2021, kur lista e saj Guxo u bashkua me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Ndaj, rrethanat e reja sjellin në tryezën e bisedimeve edhe postin e presidentit”, thotë ai.

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me dy të tretat e 120 votave.

Nëse kandidati nuk i siguron ato në dy rundet e para, në të tretin mjafton shumica e thjeshtë.

Nëse as atëherë nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet dhe mbahen zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

“Kështu që, mendoj se më shumë bëhet fjalë për kalkulime të partive politike, të cilat bazohen në frikën e tyre për jetëgjatësinë e Qeverisë, sesa për dallime të mëdha përmbajtjesore që ato i kanë për të formuar një koalicion qeverisës”, thotë Krasniqi.

Kurti deklaroi të martën se ende nuk ka nisur bisedimet me partitë për formimin e Qeverisë së re.

Nëse ai nuk arrin t’i sigurojë 61 vota deri më 26 tetor, presidentja Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma kanë dërguar sinjale të ndryshme muajve të fundit për mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen, e cila ka shprehur gatishmëri të bashkëpunojë edhe me pakicat joserbe për formimin e Qeverisë.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje të kontaktojë disa zyrtarë të lartë të LDK-së – partisë së përmendur nga Vetëvendosja si partnere e mundshme – por nuk ishin të qasshëm.

Kurti tha se nuk do të presë afatin e fundit, nëse bisedimet me ndonjërën nga partitë rezultojnë të suksesshme.

JU REKOMANDOJMË

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
23/07/2026 - 09:09

Gjykata Speciale njofton se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar paraprakisht datat 17–19 gusht për mbajtjen e seancave gjyqësore. “Sikurse është...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë
23/07/2026 - 08:38

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata deri në këto momente. Sipas të dhënave të përditësuara, në shumicën e pikave kufitare pritjet për...

Më shumëDetails

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
23/07/2026 - 08:02

ShBA-të dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një marrëveshje historike që thuhet se do t’i lejojë mbretërisë së Gjirit të zhvillojë një program bërthamor civil. Marrëveshja përshkruhet si një...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!
23/07/2026 - 07:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Nga ky aksident një grua ka mbetur e vdekur...

Më shumëDetails

Hoxha: 400 mijë njerëz e kanë lëshu Kosovën prej 2010 e knej, ka beteja më të rëndësishme që i kemi humb në paqe

Hoxha: 400 mijë njerëz e kanë lëshu Kosovën prej 2010 e knej, ka beteja më të rëndësishme që i kemi humb në paqe
22/07/2026 - 23:06

Analisti Dibran Hoxha tha në Pressing në T7 se nga viti 2010 vendin tonë e kanë lëshuar 400 mijë njerëz. Derisa shpresat vazhdojmë t’i kemi jashtë Kosovës, tha...

Më shumëDetails

Arrestimet në MPB, Prokuroria: Dyshohet se përfituan duke lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi

Arrestimet në MPB, Prokuroria: Dyshohet se përfituan duke lëshuar jashtëligjshëm leje qëndrimi
22/07/2026 - 22:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka ndaluar për 48 orë tre persona, pas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë