Analisti Dibran Hoxha tha në Pressing në T7 se nga viti 2010 vendin tonë e kanë lëshuar 400 mijë njerëz.
Derisa shpresat vazhdojmë t’i kemi jashtë Kosovës, tha ai.
“Pas vitit 2010 po harrojmë që kemi humb shumë beteja të brendshme, gati të pakthyeshme, që është arsimi që ka prodhuar dëme të pariparueshme në shëndetësi, ekonomi, e migrim. Rreth 400 mijë njerëz e kanë lëshu Kosovën nga viti 2010 e knej”, tha Hoxha.
“Ka beteja që i kemi fitu në luftë, por edhe beteja shumë të rëndësishme që kemi humb në paqe. Jemi populli ndër më analfabetët ne botë, ekonomikisht të varfër dhe t’u i pas krejt shpresat jashtë Kosovës”.













