Xhavit Hali, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e sheh problem që Lëvizja Vetëvendosje nuk po e pranon për bashkëqeverisje.
Ai ka thënë se gabim i madh do të ishte nëse ata i ofrojnë bashkëpunim.
Haliti në emisionin “InfoNata” ka thënë se PDK duhet të forcohet si opozitë dhe ta rrëzojë Kurtin.
“Kurrë mos të na dojë, kurrë mos të na lus. Nëse ne e lusim është gabim i madh. Ne duhet me u forcua me rrëzuar para kohe. Kjo është opozita, jo deputetë me dal me fol aty e maruan urën, se maruan. Opozita duhet me bindë qytetarin se jemi më të mirë”, ka thënë Haliti.
Ai ka thënë se nëse Kurti nuk arrin ta bëjë qeverinë duhet që vendi të shkojë në zgjedhje.
Sipas tij për PDK-në është më mirë me shkua në zgjedhje.
“ LDK nuk do, partitë tjera jo. Si ka me bë qeverinë. Nëse s’mundet me bë qeverinë, atëherë duhet me shkua në zgjedhje. Mendoj se PDK-ja më mirë e ka më shkuar në zgjedhje sesa me u “përly” me një çështje në qoftë se ka të bëjë edhe me pozitën e kryeministrit në variantin që rrezikohet paqja politike në Kosovë. Paqja politike po u rreziku është rrezik për Kosovën. Ma mirë është me shkua në zgjedhje të përgjithshme se me bë “gjysmë qeverie”, ose me bë qeverinë që e prish paqen politike”, ka thënë Haliti.