Gazetari Berat Buzhala dje e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej gati 5 viteve është në paraburgim në Hagë.
Ai ka bërë me dije se Thaçi është shumë optimist për fundin e këtij procesi.
Gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, Buzhala ka thënë se asnjëherë nuk e ka parë më mirë ish-presidentin.
“Është hera e pestë që e vizitoj në Hagë. Asnjëherë nuk e kam pa më mirë dhe disponimin e kishte absolutisht fantastik ndoshta edhe për shkak se procesit po i vije fundi. Nuk besoj që është thyerje e protokollit atje, më tregon që kur i bënë analizat e gjendjes shëndetësore, organizmin e ka 13 vjet më i ri sesa mosha e tij, sipas standardeve mjekësore”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
”Është në një gjendje fantastike. Sigurisht që mungesa e konsumit e alkoolit, mungesa e konsumit sigurisht të cigares, ai jo që ka pi alkool shumë, por për shkak zero alkool, pastaj në një dietë fantastike. Pra, e ha darkën në një mbrëmje herët, çohet herët e bënë ushtrime, lexon tri orë në ditë, pastaj edhe shkruan”, është shprehur Buzhala.
Nacionale Facebook