Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Rama nuk do të jetë në protestën në mbështetje të UÇK-së”, Balla fton PD-në të marrë pjesë: Është një çështje që na bashkon

16/10/2025 - 12:18
në Lajme
A A
“Rama nuk do të jetë në protestën në mbështetje të UÇK-së”, Balla fton PD-në të marrë pjesë: Është një çështje që na bashkon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në protestën e nesërme që zhvillohet në Tiranë në mbështetje të UÇK-së. Lajmin e dha nga foltorja e parlamentit, kreu i grupit socialist Taulant Balla, duke iu përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike për mocion me debat për gjenocidin në Kosovë, në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së tha se asgjë e mirë nuk vjen nga Sali Berisha në lidhje me Kosovën.

“Kuvendi ka miratuar nga vitit 1991 deri në 2025, 9 rezoluta e 11 deklarata sa i takon gjithçkaje ka ndodhur në Kosovë. Të gjitha qëndrimet në kohën e duhur dhe çështjen e duhur për situatën dhe mbështetjen që kërkonte Kosova. Do të kërkoja që para se të hedhim në votim këtë kërkesë tuajën të radhës t’i lexoni. Asgjë që vjen nga Sali Berisha e kur lidhet me Kosovën nuk ka për të ardhur kurrë ndonjëherë për mirë”.

Sipas tij vendimi i PD-së për të bojkotuar protestën në mbështetje të UÇK-së konfirmon qëndrimin kundër interesit të Kosovës, ndërsa i fton të bëhen pjesë e protestës, pasi kreu i qeverisë nuk do të marrë pjesë në të. Gjithashtu Balla u kërkoi që të mbajnë protestë në vend tjetër po në mbështetje të Kosovës për të treguar se kjo është një çështje që na bashkon.

“Vendimi juaj i PD i bërë publik dje për të bojkotuar protestën mbarëkombëtare për mbështetjen e UCK është konfirmimi i qëndrimit kundër interesit të Kosovës, meqë nuk do jeni përkrah kryeministrit, kryeministri nuk do të jetë nesër në protestë. Hajdeni pse nuk vini? Sigurisht me kushtin që të mos e politizojmë. Bëni dhe ju nesër një protestë meqë nuk doni të vini me organizatat e veteranët e luftës së UÇK. Mos hajdeni në shesh me ne, por bëjeni në SHQUP ose në një shesh tjetër dhe me këtë rast do t’ju vijnë më shumë. Se kjo është një çështjet që na bashkon që populli shqiptar e quan: Një komb, një qëndrim”.

JU REKOMANDOJMË

Trump mirëpret eshtrat e ushtarëve: Ata nuk donin që Irani të kishte armë bërthamore

Trump mirëpret eshtrat e ushtarëve: Ata nuk donin që Irani të kishte armë bërthamore
22/07/2026 - 20:34

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, morën pjesë në një transferim dinjitoz të eshtrave në Bazën Ajrore të Doverit në Delaware, duke i...

Më shumëDetails

Tentoi të kalojë kufirin me para të padeklaruara, Dogana e Kosovës merr masat në Vërmicë

Tentoi të kalojë kufirin me para të padeklaruara, Dogana e Kosovës merr masat në Vërmicë
22/07/2026 - 20:21

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 25 për qind të një shume monetare të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Dallavere në ministrinë e Sveçlës me lejeqëndrimet për të huaj, arrestohen tre zyrtarë të MPB-së

Dallavere në ministrinë e Sveçlës me lejeqëndrimet për të huaj, arrestohen tre zyrtarë të MPB-së
22/07/2026 - 20:13

Dallavere në procedura. Kështu është përshkruar krimi për të cilin dyshohet se e kanë kryer zyrtarët e MPB-së në Departamentin për të Huaj, të cilët u arrestuan sot....

Më shumëDetails

Kadrijaj për testin e drogës: Ka politikanë që e përdorin, kjo shihet nga sjelljet

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
22/07/2026 - 19:50

Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Time Kadrijaj, e ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, ka komentuar iniciativën e partisë së saj për testimin e deputetëve për përdorim të...

Më shumëDetails

LVV organizon takim me mërgatën më 1 gusht në Prishtinë, merr pjesë edhe Albin Kurti

LVV organizon takim me mërgatën më 1 gusht në Prishtinë, merr pjesë edhe Albin Kurti
22/07/2026 - 19:31

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se më 1 gusht do të organizojë një takim me bashkatdhetarët në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbledhë simpatizantë,...

Më shumëDetails

Dedaj: Kurti e ka mision t’a shkatërroj shtetin e Kosovës të cilin e ka sjellë buzë falimentimit dhe izolimit!

Gjergj Dedaj: “Turpi ka emër dhe mbiemër – LVV e Albin Kurtit”
22/07/2026 - 19:13

Me datën 8 korrik, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7-qershorit duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit. Por megjithëse kanë kaluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë