Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një javë nga zgjedhjet: Drenasi e kreu në raundin e parë, Prishtina e Mitrovica ende në garë- Partitë presin balotazhin

19/10/2025 - 08:00
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

dielën e javës së kaluar qytetarët e vendit iu drejtuan kutive për herë të dytë brenda vitit. Për dallim nga 9 shkurti, ku ata zgjodhën të preferuarit e tyre për nivelin qendrore, me 12 tetor, qytetarët zgjodhën liderët në nivel komunal. Megjithatë, e diela nuk mjaftoi për shumë komuna që t’i zgjedhën qysh në raundin e parë kryetarët, kësisoj, ata me 9 nëntor do të votojnë sërish për udhëheqësit komunalë.

NË këto zgjedhje, vëmendjen kryesore e morën tri komuna, ajo e Prishtinës, Mitrovicës së Jugut dhe Drenasi.

Përderisa në këtë të fundit gara përfundoi ditën e diel, pasi që Ramiz Lladrovci fitoi kundër kandidatëve të tjerë, në Prishtinë dhe Mitrovicën Jugore, gara ende s’ka përfunduar.

Në Mitrovicë gara ende është e hapur. Atje Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejtë 15 mijë e 745 vota apo 47.97 %

Ndërsa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri është i dyti me 15 mijë e 629 vota, apo 47, 61%.

Këto rezultate përfshijnë numërimin e votave nga vendvotimet si dhe ato me postë, por jo edhe ato me kusht ato të personave me nevoja me nevoja të veçanta.

Edhe në Prishtinë, ku do të ketë po ashtu balotazh, gara është po ashtu e ngushtë.

Atje ku gara tashmë zhvillohet mes Përparim Ramës, nga Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe Hajrullah Çekut nga Lëvizja Vetëvendosje, diferenca mes tyre në vota është e vogël.

Për momentin, Rama ka 33.76% ose 33,141 Vota, ndërsa Çeku ka 32.96% ose 32,351 Vota.

Përveç Mitrovicës e Prishtinës, në balotazh ndër tjerash shkojnë edhe komuna si Prizreni, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Vitia, Klina e Peja.

Megjithatë, ka edhe komuna të tjera që përveç Drenasit, po ashtu nuk do të shkojnë në balotazh. Komuna si Skenderaj, ku fitues është shpallur Sami Lushtaku nga PDK. Istogu ku fitues është Ilir Ferati nga LDK. Podujeva, ku fitues është Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosja. Ferizaj me Agim Aliun nga PDK. Lipjan, ku ka fituar Imri Ahmeti nga LDK. Malisheva ku fitues është Ekrem Kastrati nga NISMA. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, fluks minimal në pikat kufitare

Ndalohen në Jarinjë dy persona me pasaporta ruse, dyshohet se kanë ardhur përmes rrugëve ilegale
04/07/2026 - 22:26

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, ku vërehet një situatë përgjithësisht e qetë...

Më shumëDetails

Pamjet me dron/ Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Pamjet me dron/ Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
04/07/2026 - 21:45

Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar në Tiranë kanë treguar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, përfshirë edhe persona të ardhur nga diaspora, të cilët janë bashkuar në...

Më shumëDetails

Aksident me fatalitet në Gjermani, vdes 51-vjeçari nga Gjakova

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
04/07/2026 - 21:26

Një aksident fatal në Nurnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova. Sipas njoftimit të familjarëve në Facebook, Franc Ndue ka humbur jetën...

Më shumëDetails

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarje zjarresh

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarje zjarresh
04/07/2026 - 21:15

Në Shqipëri, Shëngjini po përballet me flakët të cilat për t’i shuar u desh edhe intervenimi me helikopterë. Ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar të dyshuar...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë – Dritan Goxhaj që akuzohet si përkrahës i Iranit, mesazh urimi për SHBA: Mike e popullit shqiptar

Protesta në Tiranë – Dritan Goxhaj që akuzohet si përkrahës i Iranit, mesazh urimi për SHBA: Mike e popullit shqiptar
04/07/2026 - 20:57

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka uruar Ditën e...

Më shumëDetails

Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg
04/07/2026 - 20:40

Një ngjarje tragjike është regjistruar në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi arriti të shpëtojë dy fëmijët e tij binjakë 8-vjeçarë nga rrymat detare....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë