Policia Kufitare ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare të Qafë Prushit, pasi gjatë kontrollit i është gjetur substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 09:10, kur një automjet me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga i dyshuari mashkull, është ndalur për kontroll në hyrje të territorit të Kosovës.
Për shkak të dyshimeve fillestare, automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit.
Gjatë kontrollit personal ndaj të dyshuarit, në xhepin e jaknës së tij janë gjetur 11.1 gramë marihuanë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e antidrogës si dhe zyrtarë të Njësisë K9, të cilët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit, por nuk është gjetur ndonjë substancë tjetër e dyshuar.
I dyshuari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje.