Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protestat godasin turizmin në Shqipëri, ministri Gonxhja: Humbëm 97 mijë vizitorë nga tregjet kryesore

18/07/2026 - 01:07
në Lajme
A A
Protestat godasin turizmin në Shqipëri, ministri Gonxhja: Humbëm 97 mijë vizitorë nga tregjet kryesore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqipëria mbetet në territor pozitiv për sa i përket numrit total të vizitorëve të huaj, por të dhënat e muajit qershor 2026 sinjalizojnë një frenim të fortë të ritmit të rritjes turistike. Përmes një analize të detajuar të shifrave, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ngritur shqetësimin se agjendat konfliktuale, protestat dhe tensioni publik po i faturohen drejtpërdrejt ekonomisë së turizmit.

Sipas kreut të dikasterit të Turizmit, perceptimi i pasigurisë ka stepur vizitorët e huaj, duke sjellë anulime rezervimesh dhe rënie domethënëse nga disa prej tregjeve kryesore dërguese.

Ngadalësimi i qershorit

Statistikat e prezantuara tregojnë një rënie drastike të dinamikës së rritjes në krahasim me muajt e parë të vitit. Konkretisht:

• Muaji Qershor- Gjatë qershorit 2026, Shqipëria regjistroi 1,346,279 vizitorë të huaj, një rritje me vetëm 17,075 vizitorë (+1.28%) krahasuar me qershorin e vitit 2025.

• Krahasimi me trendin- Kjo rritje minimale prej 1.28% është rreth 12.2 herë më e ulët se rritja e regjistruar në muajin maj 2026, dhe 6.3 herë më e ulët krahasuar me trendin mesatar të rritjes gjatë 5-mujorit janar-maj.

• Bilanci i 6-mujorit- Për gjashtëmujorin e parë të 2026-ës, vendi priti 5,059,069 vizitorë (+6.25% në total). Megjithatë, deri në maj, rritja e përgjithshme ishte +8.2%. Përfshirja e qershorit të dobët e uli mesataren, duke shënuar një ngadalësim prej afro 24% të dinamikës totale të rritjes.

Humbjet nga 5 tregjet kryesore

Efekti negativ bëhet edhe më i qartë kur analizohen tregjet specifike. Vetëm në qershorin e vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, Shqipëria ka pritur 96,852 vizitorë më pak (-13%) nga pesë shtete kryesore:

• Kosova- 51,190 vizitorë më pak

• Maqedonia e Veriut- 15,223 vizitorë më pak

• Gjermania- 13,165 vizitorë më pak

• Turqia- 11,062 vizitorë më pak

• Mali i Zi- 6,212 vizitorë më pak

Sipas Ministrit Gonxhja, ky ngadalësim nuk vjen nga tregu global apo mungesa e ofertës, por nga klima e brendshme politike dhe imazhi i dëmtuar ndërkombëtarisht. Ai theksoi se sinjalizimet e fundit nga operatorët turistikë, hotelierët dhe agjencitë e udhëtimit po konfirmojnë shqetësimet për hezitime dhe anulime nga jashtë.

“Në një sektor si turizmi, perceptimi i sigurisë, normalitetit dhe stabilitetit është vendimtar. Klima e krijuar nga protestat, tensioni publik dhe imazhi negativ i përcjellë në tregjet e huaja kanë rritur pasigurinë,” thekson Gonxhja në reagimin e tij.

Duke e cilësuar turizmin jo thjesht si një statistikë por si “ekonomi reale, vende pune dhe të ardhura për familjet”, ministri e mbylli deklaratën e tij me një apel të fortë publik: “Është thelbësore për të gjithë të mbrojmë industrinë turistike nga çdo agjendë destabilizuese e konfliktuale!”

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë