Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VMRO-DPMNE prin në 53 komuna, VLEN në 9, LSDM në 8, AKI në 5

20/10/2025 - 10:07
në Lajme
A A
Maqedonia e Veriut voton nesër, 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj prijnë në 53 komuna në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje. Koalicioni VLEN në 9 komuna, LSDM dhe koalicioni në 8 komuna, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në 5 komuna, ndërsa Lëvizja ZNAM, Partia Demokratike e Turqve, Unioni i Romëve, si dhe grupet e votuesve të Mendi Qyrës dhe Azem Sadikut, fituan secili në nga një komunë.

Sipas rezultateve fillestare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas përpunimit të 99,94% të votave, kandidatët e VMRO-DPMNE-së prijnë në komunat:

Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosillevë, Brvenicë, Butel, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarca, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Zrnovcë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Vodë, Kërçovë, Koçan, Konçe, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë (pa cenzus), Maqedonska Kamenicë, Maqedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovë, Pehçevë, Prilep, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Staro Nagoriçane, Strumicë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.

LSDM dhe koalicioni i saj fituan më shumë vota në komunat Bogdanci, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Lozovë, Rosoman, Qendër dhe Çuçer-Sandevë.

Kandidatët e koalicionit VLEN fituan në komunat Haraçinë, Bogovinjë, Dibër, Dollnen, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Tetovë dhe Çair.

Kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) fituan më shumë vota në Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Plasnicë dhe Çashkë.

Kandidati i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, fitoi më shumë vota në Kumanovë, Kurto Dudush nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, ndërsa në Strugë dhe Studeniçan fituan kandidatët e pavarur Mendi Qura dhe Azem Sadiku.

Në Qendër Zhupë fitoi kandidati i Partisë Demokratike të Turqve, Arian Ibrahim.

Është e sigurt se do të përsëritet raundi i parë në Qendër Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë dhe në Vrapçisht, pasi nuk është arritur censusi i nevojshëm — të dalin në votim të paktën një e treta e votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet për kryetarë komunash zhvillohen sipas modelit mazhoritar, ndërsa zgjedhjet për anëtarët e këshillave komunalë sipas modelit proporcional, në një raund.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 2 nëntor.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Veprimi i Xhafer Tahirit s’ka qenë i pritshëm, Kurti është përçarës
Lajme

Haziri: Veprimi i Xhafer Tahirit s’ka qenë i pritshëm, Kurti është përçarës

20/10/2025 - 15:26
Ish kryetari i degës së LDK-së, Hysni Gerguri dhe ish asamblisti Adnan Lahu dalin kundër Xhafer Tahirit për koalicion me VV-në
Lajme

Ish kryetari i degës së LDK-së, Hysni Gerguri dhe ish asamblisti Adnan Lahu dalin kundër Xhafer Tahirit për koalicion me VV-në

20/10/2025 - 14:57
Taulant Kelmendi i VV-së e fton AAK-në e PDK-në për tu bërë bashkë kundër Gazit në Pejë
Lajme

Taulant Kelmendi i VV-së e fton AAK-në e PDK-në për tu bërë bashkë kundër Gazit në Pejë

20/10/2025 - 14:45
Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
Lajme

Arrestohet një zyrtar policor në Prizren

20/10/2025 - 14:42
Ferit Idrizi nuk shqetësohet nga koalicioni i Xhafer Tahirit me VV-në: Unë e kam koalicionin me qytetarët e Vushtrrisë
Lajme

Ferit Idrizi nuk shqetësohet nga koalicioni i Xhafer Tahirit me VV-në: Unë e kam koalicionin me qytetarët e Vushtrrisë

20/10/2025 - 14:26
Bajrami: 26 milionë euro për blerje votash – Prokuroria të veprojë ndaj uzurpatorëve të pushtetit
Lajme

Bajrami: Nuk kemi pasur aprovim për koalicionin në Vushtrri

20/10/2025 - 14:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    868 Shpërndaje
    Shpërndaje 347 Tweet 217
  • Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Numërohen 50% e votave nga Diaspora në Obiliq, Halil Thaçi po e mposht Xhafer Gashin

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Lista Serbe ankohet: Operacioni në veri u zhvillua me policë me armatim lufte, thyen dyer e frikësuan qytetarët

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë