Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

20/10/2025 - 18:56
në Lajme
A A
Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarët e Beogradit dhe Moskës e kanë nënshkruar të hënën një memorandum për thellimin e bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë.Dokumenti u nënshkrua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Moskës në Beograd”.
Serbia, e cila thotë se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit edhe pothuajse katër vjet pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të vet, Ukrainës.Memorandumi i Bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua nga presidenti i Asamblesë së Beogradit, Nikolla Nikodijeviq, dhe ministri i Qeverisë së Moskës dhe shefi i Departamentit për Ekonomi të Jashtme dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sergey Cheryomin.
“Është shumë e rëndësishme për ne që një qytet kaq i madh si Moska, një nga qytetet më të mëdha evropiane, dëshiron të ketë bashkëpunim të ngushtë me qytetin e Beogradit”, tha ai në një konferencë për shtyp.“Unë besoj se memorandumi që nënshkruam sot do të jetë njëfarë ‘bilete hyrëse’ në tregun rus për shumë nga biznesmenët tanë, por edhe se Beogradi dhe Serbia do të sigurojnë kështu investime të reja nga Rusia”, tha Nikodijeviq.
Nikodijeviq vlerësoi se memorandumi i mëparshëm dhjetëvjeçar i bashkëpunimit kishte përmirësuar marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve.“Në të njëjtën kohë, në këtë mënyrë ne ‘ua hapëm derën’ biznesmenëve tanë që kishin bashkëpunim me kompani nga Moska dhe e gjithë Rusia”, shtoi ai.
Zyrtari i Moskës Sergei Cheryomin kujtoi ngjarjen e parë “Ditët e Moskës në Beograd” në vitin 2016.Një vit më vonë, në kryeqytetin rus u mbajtën “Ditët e Beogradit në Moskë”.

“Situata politike në vitet e fundit nuk na ka lejuar të vazhdojmë me të njëjtën frymë, por falë përpjekjeve të qytetit të Beogradit dhe klimës së favorshme që mbizotëron këtë vit, ne po e ripërtërijmë këtë traditë”, tha Cheryomin.Memorandumi i Bashkëpunimit midis kryeqyteteve u nënshkrua në 81-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore.
Qyteti u çlirua bashkërisht nga forcat e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike dhe Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Jugosllavisë. REL

JU REKOMANDOJMË

Protestat godasin turizmin në Shqipëri, ministri Gonxhja: Humbëm 97 mijë vizitorë nga tregjet kryesore

Protestat godasin turizmin në Shqipëri, ministri Gonxhja: Humbëm 97 mijë vizitorë nga tregjet kryesore
18/07/2026 - 01:07

Shqipëria mbetet në territor pozitiv për sa i përket numrit total të vizitorëve të huaj, por të dhënat e muajit qershor 2026 sinjalizojnë një frenim të fortë të...

Më shumëDetails

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius
18/07/2026 - 01:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 18 dhe 19 korrikut 2026, duke bërë të ditur se vendi do të karakterizohet nga...

Më shumëDetails

Konjufca i dërgon letër Kallasit: Jemi të shqetësuar për reagimin e kufizuar të BE-së, pas deklaratave të Paunoviqit

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit
18/07/2026 - 01:01

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,...

Më shumëDetails

Berisha: Shqipëria ta shpall “non grata” ministren e Vuçiqit

Berisha: Shqipëria ta shpall “non grata” ministren e Vuçiqit
17/07/2026 - 22:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës dhe kërkimfaljes së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar...

Më shumëDetails

Dialogu strategjik SHBA-Serbi, DASH publikon deklaratë të përbashkët

Dialogu strategjik SHBA-Serbi, DASH publikon deklaratë të përbashkët
17/07/2026 - 22:25

Departamenti i Shtetit Amerikan, ka publikuar deklaratë të përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, me rastin e Dialogut të parë Strategjik SHBA–Serbi. Në deklaratë thuhet...

Më shumëDetails

SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit

SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
17/07/2026 - 22:09

Administrata amerikane ka njoftuar Izraelin se do të dërgojë dhjetëra avionë të tjerë furnizues me karburant në vend, në një kohë kur rriten shqetësimet për një zgjerim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Olta Gixhari “ndez” rrjetin – shfaqet super joshëse me fustanin e shkurtër para pasqyrës (FOTO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë