Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Patenta e re për shoferë në BE – Çfarë do të ndryshojë?

21/10/2025 - 10:51
në Lajme
A A
Patenta e re për shoferë në BE – Çfarë do të ndryshojë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parlamenti Europian vendos sot për rregullat e reja të patentës në BE. Kushdo që humbet patentën e drejtimit jashtë vendit nuk do të lejohet më të drejtojë makinën në vendin e tij.

Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe anëtarët pritet të votojnë pro. Ky është votimi i fundit përpara se rregullat të zbatohen nga qeveritë e BE-së. Megjithatë, vendet anëtare kanë njëfarë lirie veprimi kombëtare.

Qëllimi kryesor i rregullores së re është uniformiteti i patentave brenda BE, veçanërisht kjo do duhet të luajë rol në çështjet e sigurisë. “Ne kemi 20,000 vdekje në aksidente rrugore çdo vit në BE – këto janë shumë”, shpjegon eurodeputeti italian Matteo Ricci. Socialdemokrati luajti një rol udhëheqës në negociatat e gjata me shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin Europian. Tani, zbatimi i gjobave duhet të jetë më uniform dhe më i drejtë.

Një pikë e rëndësishme: Kushdo që duhet ta dorëzojë lejen e drejtimit të automjetit në një vend tjetër të BE-së nuk duhet të lejohet të vazhdojë thjesht të ngasë makinën në vendin e tij. Kjo do të thotë që pezullimi i patentës së drejtimit duhet të njihet dhe të zbatohet në të gjithë BE-në. Informacioni duhet të shkëmbehet.

Leja digjitale e drejtimit të automjetit

E re: Patenta digjitale. Leja e drejtimit të automjetit do të jetë aksesueshme përmes smartphone-it. “Kjo është veçanërisht e mirë për të rinjtë që kanë gjithçka në telefonat e tyre celularë”, thotë deputetja e BE-së, Jutta Paulus. Po ashtu një kohë prove dy vjeçare e patentës për të rinjtë kudo në BE nga mosha 17 vjeç.

Rregullore të reja për ata që mësojnë drejtimin e automjetit: Do të kërkohet më shumë vetëdijësim për rreziqet e të quajtur këndit të verbër si edhe përdorimit të telefonave celularë në automjet. Po ashtu t’u kushtohet më shumë vëmendje këmbësorëve, fëmijëve, atyre me biçikletë dhe të tjerëve të pambrojtur në rrugë. Sa i përket lejeve të drejtimit të makinave të vogla: Limiti i peshës së përgjithshme për automjetet me sisteme alternative të drejtimit do të rritet ndjeshëm.

Pas debatesh të mëdha nuk do të ketë kontroll shëndetësor për drejtuesit e moshuar të automjetit. Shtetet e BE mund të vendosin vetë për këtë.

Durim deri në zbatim

Se kur reforma do të hyjë në fuqi varet nga qeveritë e BE-së. Si kujtesë: Në vitin 1980, u miratua në ato që atëherë ishin nëntë shtete anëtare direktiva e parë për lejet e drejtimit për një leje drejtimi të uniformuar ngjyrë rozë – dokumenti i ri hyri në fuqi vetëm gjashtë vjet më vonë. /DW

JU REKOMANDOJMË

Valon Syla për Kurtin: Asnjë dost nuk i mbeti, edhe me Adem Demaçin u prish para vdekjes së tij
Lajme

Valon Syla për Kurtin: Asnjë dost nuk i mbeti, edhe me Adem Demaçin u prish para vdekjes së tij

21/10/2025 - 22:14
A ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë? Tregon deputeti Berisha
Kryesore

A ka komunikuar me Kurtin për krijimin e qeverisë? Tregon deputeti Berisha

21/10/2025 - 21:55
Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë
Lajme

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

21/10/2025 - 21:38
Syla për Kurtin: Nga niveli i koalicionit në Vushtrri, shkoi për diplomaci me gërrnaça në Londër
Lajme

Syla për Kurtin: Nga niveli i koalicionit në Vushtrri, shkoi për diplomaci me gërrnaça në Londër

21/10/2025 - 21:15
‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
Kryesore

Baraliu: Opozita duhet ta votojë qeverinë pa marrëveshje politike – ta vë në sprovë Kurtin

21/10/2025 - 21:07
Gërvalla në OKB: Kosova është ekonomi e fortë, Banka Botërore na ka ranguar top-lider në botë për rritje ekonomike
Lajme

Gërvalla: UNMIK’u të mbyllet, është një humbje e madhe parash të OKB-së

21/10/2025 - 20:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    Mbyllet rinumërimi i dy vendvotimeve në Mitrovicë, Arian Tahiri para Faton Pecit

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Sylejman Meholli më 2021: Xhafer Tahiri … sa i paftyrë duhet jesh të shpifësh në këtë nivel! TURP!

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Zyrtari i dyshuar për dallavere me tenderë mbi 8 milionë euro është baxhanak i Xhafer Tahirit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    907 Shpërndaje
    Shpërndaje 363 Tweet 227
  • Dallavere me tenderë me mbi 8 milionë euro, arrestohet zyrtari i lartë shtetëror(Emri)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë