Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Komitetin Lokal per Siguri Publike, Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e OSBE-së, po vazhdojnë me projektin e dytë të përbashkët për rritjen e sigurisë në ndërtesat shumëbanesore.
Pas vendosjes së pllakave me rregullat e banimit kolektiv, këtë herë janë instaluar aparatat për shuarjen e zjarrit në hyrjet e objekteve banesore në Ulpianë dhe Bregun e Diellit.
Ky projekt ndihmon në parandalimin e rreziqeve dhe në reagimin e shpejtë në raste emergjente.
Së shpejti,aparatat për shuarjen e zjarrit do të vendosen në të gjitha hyrjet që janë në mirëmbajtjen e NPB-së!