Mund të mos e formojë qeverinë e re dhe zgjedhjet duket se janë alternativë. Kështu deklaroi sot në Londër kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se nuk është aspak lehtë të formohet qeveria.Ai tha se ka shumë inat e xhelozi dhe është helmuar atmosfera.
“Nuk është kollaj, se, s’di se si t’jua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, tha ai.Lidhur me këtë, analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti s’ka lënë individ në Kosovë pa e njollosur dhe ka tallur partitë, shoqërinë civile e përbuzur mediat.
“Albin Kurti nuk ka lënë individ në Kosovë pa e njollosë, sha e true. Si njerëzit e politikës – kundërshtarë politik – ashtu edhe gjyqtarë të gjitha niveleve deri tek Kushtetuesja që i ka intimidu e frikësu. I ka përbuzë gazetarët e mediat duke ua zvogëlu besueshmërinë në publik, aq sa nuk ka britë “vrani”!? I ka tallë partitë e shoqërinë civile dhe po ashtu aleatët e Kosovës”, është shprehur ai.Po ashtu, Matoshi ka shtuar se Kurti e ka dërguar shtetin në gjendje permanente jokushtetuese dhe ka krijuar frikë te qytetarët e pasiguri juridike, ndërsa klasën politike e ka nënshtruar.
“E ka rrëkny çdo ligj e ligjësi duke e shpjerë vendin në gjendje permanente jokushtetuese. E ka përmbysë secilën të vërtetë duke e vendosur Kosovën në distopi e të folurit për luftën e ka normalizu. Thjesht ka kriju frikë te qytetarët e pasiguri juridike, kurse klasën politike i ka nënshtruar nën mallkimin historik të tradhtisë”, ka vlerësuar analisti për Gazeta Blic.Sipas Matoshit, tani Kurti, njeri dashakeq e shpirtvogël, flet për helmim të gjuhës, derisa heronjtë e vërtetë i ka ulur te pluhuri, ndërsa kriminelët i ka bërë heronj.
“Dhe ky njeri dashakeq e shpirtvogël sot u flet kosovarëve për helmimin e gjuhës dhe komunikimit! Ky njeri mbi të gjithë, heronjtë e vërtetë i ka ulë tek pluhuni e horrat, hajdutët, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e fashizmit serbian i ka heroizu”, ka deklaruar Halil Matoshi.