Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga mospajtimet për raportin e UNMIK-ut, deri te përgjegjësia për sulmin në Banjskë – çka ndodhi dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

22/10/2025 - 08:12
në Kryesore, Lajme
A A
Nga mospajtimet për raportin e UNMIK-ut, deri te përgjegjësia për sulmin në Banjskë – çka ndodhi dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku të martën u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për misionin e saj në Kosovë, UNMIK.

Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, gjithashtu shprehën mospajtime rreth gjetjeve të raportit të paraqitur në këtë seancë nga zëvendëspërfaqësuesi Special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin.

Gjatë kësaj seancë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara tha se nuk ka kërcënime për sigurinë në Kosovë dhe mbështeti mbylljen e misionit të OKB-së në vend.

Çfarë u tha në raportin e UNMIK-ut?
Raporti i UNMIK-ut i paraqitur të martën mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator. Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve kompetente në Beograd dhe në Prishtinë t’i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 2023.

Në shtator të vitit 2023, një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer.

Shumica e të pandehurve në Kosovë janë në arrati, dhe Beogradi, i cili po kryen një hetim paralel, nuk ka ngritur aktakuzë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiqit, i cili mori publikisht përgjegjësinë për sulmin, as dy vjet pas sulmit.

Ai përmendi si shembuj pozitivë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, si dhe dy takime midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Dy takime trepalëshe u mbajtën në Bruksel në qershor dhe shtator, me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, mbi zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, duke përfshirë Marrëveshjen e Ohrit dhe Deklaratën e majit 2023 për Personat e Zhdukur. Asnjëri takim nuk rezultoi në një rezultat zyrtar.

Shin përsëriti shqetësimet e UNMIK-ut dhe partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me mbylljen e institucioneve serbe në komunat ku ky komunitet jeton në shumicë.

“Është thelbësore që autoritetet në Prishtinë të përfshijnë sinqerisht të gjitha komunitetet e prekura përpara se të zbatojnë vendime që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe të kërkojnë alternativa të vlefshme për të shmangur ose zvogëluar efektet negative”, tha Shin.

Ai tha se UNMIKU mirëpret faktin që autoritetet e Kosovës kanë siguruar që qytetarët e komunitetit serb të kenë qasje të lehtë në dokumentet e Republikës së Kosovës.

Shin përsëriti thirrjen e tij që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e Kosovës.

Qeveria e Kosovës e hoqi plotësisht dinarin serb si mjet pagese dhe mbylli shumicën e institucioneve serbe funksionale, siç janë Posta e Serbisë, Banka e Kursimeve Postare, Organet e Përkohshme Komunale, Qendrat për Punë Sociale, ndërmarrjet publike dhe të tjera.

Shin kujtoi se masa të reja që do të hyjnë në fuqi në Kosovë nga 1 nëntori, sipas të cilave automjetet me targa të huaja nuk do të jenë në gjendje të qarkullojnë në bazë të autorizimit dhe se kushdo që nuk ka dokumente të Kosovës do të duhet të aplikojë për leje qëndrimi.

“Kjo mund të shkaktojë sfida administrative dhe të ndikojë në qasje në të drejtat dhe shërbimet thelbësore, duke përfshirë sigurimin shëndetësor, arsimin dhe punësimin. Kjo ka të bëjë me qytetarët e Kosovës me vendbanim të përhershëm nga komunitetet pakicë, të cilët vazhdojnë të kenë probleme në mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm. Ky është momenti për të kërkuar përsëri alternativa ndaj këtyre sfidave”, tha Shin.

Shin shprehu shqetësim në lidhje me arrestimet e njerëzve që shfaqnin “simbole kulturore, kombëtare ose fetare” në Kosovë.

“Duhet të nënvizojmë se duhet të ketë një ekuilibër të kujdesshëm midis mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe parandalimit të promovimit të urrejtjes dhe dhunës”, tha Shin.

UNMIK-u ka paralajmëruar për presionet me të cilat përballen përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe gazetarët në Kosovë.

“Shoqata e Gazetarëve të Kosovës ka raportuar sulme ndaj gazetarëve, si dhe kërcënime ndaj pavarësisë së televizionit publik”, tha Shin.

Donika Gërvalla: Serbia kërcënim i vërtetë për rajonin
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, vlerësoi se raporti i UNMIK-ut është “i anshëm dhe i paplotë” dhe se “nuk përmban fakte themelore”.

Ajo tha se në Kosovë u mbajtën zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe u vlerësuan nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si të lira dhe të ndershme.

“Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi vendi me angazhimin më të fortë pro-NATO dhe pro-BE në botë”, tha ajo.

Ajo vlerësoi se Serbia është “një kërcënim i vërtetë për rajonin”.

“Çdo ditë, po shohim një makinë propagande nën kontrollin e (presidentit serb) Aleksandar Vuçiq, e cila po helmon sistematikisht shoqërinë serbe dhe po e përgatit sistematikisht publikun për agresion kundër vendit tonë”, tha ajo.

Kryediplomatja kosovare theksoi se Prishtina mbetet e përkushtuar ndaj dialogut, por shtoi se ai duhet të jetë një “dialog i vërtetë”.

“Na duhet dialog i vërtetë, jo mashtrimet e Aleksandar Vuçiqit, strategjia e të cilit ndaj Bashkimit Evropian është tradhtia, ndërsa ndaj fqinjëve të tij një luftë hibride, madje deri në pikën e agresionit paramilitar”, tha Gërvalla.

Gërvalla theksoi se me incidentin në Banjskë në shtator 2023, Serbia tregoi se ishte “e gatshme për luftë” dhe se njeriu që mori përgjegjësinë për sulmin, Milan Radoiçiq, ishte “krahu i djathtë i Vuçiqit”.

“Ndërkohë, Vuçiq e konsideron atë një mysafir të nderuar të regjimit. Kjo është pandëshkueshmëri për vrasje dhe agresion. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi regjimin në Serbi. Nëse nuk ka pasoja, ata do ta përshkallëzojnë situatën edhe më tej”, përfundoi ajo.

Qëndrimi i Serbisë
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Serbia e sheh raportin e UNMIK-ut si “të balancuar dhe realist”.

Ai vlerësoi se të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë po “përkeqësohen sistematikisht” dhe se numri i “incidenteve me motive etnike është rritur”.

“Qëkurse (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti erdhi në pushtet, janë regjistruar 37 incidente kundër anëtarëve të komunitetit serb. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm një tragjedi serbe, por një dështim moral për të vepruar”, tha Gjuriq.

Ai akuzoi Qeverinë e Albin Kurtit për “urrejtje të kultivuar” dhe “spastrim të qetë etnik”.

“Regjimi i Albin Kurtit ka mbyllur 128 institucione jetësore në zonat ku jetojnë shumica serbe – institucione arsimore dhe shëndetësore, si dhe institucione të mirëqenies sociale, madje edhe zyrën e Kryqit të Kuq”, tha Gjuriq.

Qëndrimi i aktorëve ndërkombëtarë
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet, të përmbahen nga masat që do të çonin në përshkallëzim dhe të rikthehen në dialog.

Ai theksoi se nuk ka kërcënime për sigurinë në Kosovë dhe mbështeti mbylljen e misionit.

“Ne i njohim përpjekjet e UNMIK-ut për të zbatuar dialogun dhe reformat ligjore në Kosovë. Kjo është e dobishme, por realiteti është se UNMIK-u është një mision paqeruajtës, pa paqeruajtës, ndërsa 81 për qind e buxhetit të misionit financon pagat e stafit që është i angazhuar në punë që duhet të bëhet nga organizata të tjera. Është koha që këto punë të transferohen nga UNMIK-u te agjencitë që janë më të pajisura për këto detyra”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

Misioni i UNMIK-ut u krijua në vitin 1999 me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara dhe disa anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit kanë kohë që mbështesin heqjen e misionit të UNMIK-ut, ndërsa një grup anëtarësh, i udhëhequr nga Rusia, e kundërshtojnë atë.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stavros Lambrinidis, deklaroi se BE pret që Serbia të zbatojë të gjitha masat e nevojshme për të ndjekur penalisht autorët e sulmit pranë fshatit Banjskë në vitin 2023.

“Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm në këtë drejtim”, tha përfaqësuesi i Bashkimit Evropian.

Lambrinidis theksoi se Brukseli mbetet “thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës”.

“Kosova dhe Serbia, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in, duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ulur tensionet, për t’u përmbajtur nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese që do të çonin në rritje të tensioneve dhe dhunës”, tha Lambrinidis.

Ai përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë në tetor. Ai theksoi se ishte e rëndësishme që serbët e Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhje.

“Ne bëjmë thirrje për një dorëzim të qetë të pushtetit në këto komuna (me shumicë serbe)”, tha Lambrinidis.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë