Një rrahje masive ka ndodhur para pak minutash (23:45) në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në segmentin rrugor në Pestovë të Vushtrrisë.
Lexues të Veriu.info kanë dërguar foto të ngjarjes, ku tregojnë se në rrahje janë përfshirë rreth 10 meshkuj, të cilët kishin bllokuar rrugën gjatë momentit të rrahjes.
Veriu.info mëson se pas disa minutash të rrahjes së tyre mes vete, në vendngjarje ka arritur policia që ka arrestuar disa nga personat e përfshirë
Veriu.info ka tentuar të kontaktoj me zyrtarët për informim të policisë në rajonin e Mitrovicës për të marrë më shumë informata, por nuk ka mundur.
















