Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Biserko: Vuçiq po humb durimin e Perëndimit, mbijeton me narrativën e “Serbisë së rrezikuar” përmes Kosovës dhe Republikës Serbe

23/10/2025 - 10:53
në Lajme
A A
Biserko: Vuçiq po destabilizon fqinjët përfshirë Kosovën, përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Politika e Aleksandar Vuçiqit e “uljes në dy karrige” – midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian – po i kthehet si bumerang. Pas vendosjes së sanksioneve ndaj kompanisë energjetike “NIS”, që është nën ndikimin rus, dobësitë e regjimit serb dolën plotësisht në pah. Kështu thotë Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Sipas saj, kjo krizë mund të ndryshojë përfundimisht balancat politike në rajon, përfshirë edhe qasjen e Serbisë ndaj Kosovës.

“Sanksionet ndaj “NIS”-it janë më shumë se një çështje energjetike – ato testojnë të gjithë strukturën e pushtetit të Vuçiqit, aftësinë e tij për të ruajtur ekuilibrin mes Rusisë dhe BE-së dhe për të mbajtur gjallë narrativin e stabilitetit që ka qenë shtylla kryesore e regjimit të tij”, deklaroi Biserko në një intervistë për portalin ETV.

Sipas saj, Serbia është futur në një fazë të re tensioni, sepse Perëndimi po humb durimin, ndërsa Moska kërkon besnikëri të plotë. Kjo e ka lënë Vuçiqin “pa aleatë dhe pa rrugëdalje”.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk do të tolerojnë më këtë pozicion neutraliteti të rremë. Beogradi duhet të vendosë – ose rruga evropiane, ose varësia nga Moska”, shtoi ajo.

Sipas Biserkos, pasojat mund të jenë serioze: humbje e besimit të investitorëve, dobësim i dinarit, rritje e çmimeve të importit dhe goditje për projekte strategjike si Expo 2027, të cilin Vuçiq e sheh si simbol të suksesit të tij.

Edhe pse efektet e menjëhershme ekonomike janë të kufizuara, kriza e rrit pasigurinë politike, duke e vendosur pushtetin nën presion për të gjetur një kurs të ri të politikës së jashtme.

Nëse ndodh ndonjë tronditje ekonomike ose rritje e presionit perëndimor, sipas Biserkos, Partia Përparimtare Serbe (SNS) mund të humbasë një pjesë të mbështetjes, ndërsa opozita mund të fitojë terren.

“Sanksionet ndaj “NIS”-it dhe presioni që ato sjellin mund të përshpejtojnë ndryshimet politike në Serbi, jo vetëm për shkak të pasojave ekonomike, por edhe për shkak të rrëzimit të narrativit të stabilitetit mbi të cilin pushteti është mbajtur deri tani”, tha Biserko.

Ajo shtoi se meqë Parlamenti Evropian tashmë ka miratuar një rezolutë shumë kritike për Serbinë, është e qartë se Vuçiq ka humbur durimin e BE-së dhe SHBA-së.

Nëse Beogradi nuk e përcakton qartë pozicionin e tij, mund të përballet me izolim diplomatik, ndërprerje fondesh evropiane dhe sanksione politike.

“Rënia e mbështetjes ndërkombëtare mund të çojë në ndryshime të brendshme, sepse pushteti në Serbi tradicionalisht varet nga legjitimiteti i jashtëm,” tha ajo, duke shtuar se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht rrëzim të menjëhershëm të regjimit, por “fillimin e erozionit të tij politik”.

Sipas Biserkos, Vuçiq mund të tentojë të mbijetojë politikisht me disa lëvizje simbolike proevropiane – si deklarata për afrim me BE-në, rregullime teknike ose distancim verbal nga Moska – por pa ndryshime reale.

“Vuçiq nuk është gati të shkëputet nga Rusia, sidomos në sektorin e energjisë dhe sigurisë. Ai mund të vazhdojë me narrativën e ‘Serbisë së rrezikuar’, duke përdorur tema si Kosova, Republika Srpska apo ‘presionet nga Brukseli e Uashingtoni’,” theksoi ajo.

Por sipas saj, Moska nuk do të pranojë këtë lojë të dyfishtë dhe mund të ushtrojë presion përmes ndikimit të saj ekonomik dhe mediatik në Serbi.

“Vuçiq mund të mbijetojë taktikisht, por nuk ka më hapësirë strategjike për ta zgjidhur këtë krizë. Çdo krizë e ardhshme do të jetë më e rrezikshme për të, sepse po lodh edhe sistemin edhe shoqërinë”, përfundoi Biserko.

JU REKOMANDOJMË

Zhvillimet në LDK, Haziri: Partia u takon idealistëve

Haziri: Kurti e ka shuar besimin e qytetarëve për autostradën Gjilan-Prishtinë
17/07/2026 - 11:32

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti u përket idealistëve dhe se këta të fundit janë anëtarësia. Përmes, një postimi në profilin...

Më shumëDetails

Lushtaku dhe Rukolli mbrohen në heshtje, gjykata refuzon leximin e katër deklaratave të dëshmitarëve

Lushtaku dhe Rukolli mbrohen në heshtje, gjykata refuzon leximin e katër deklaratave të dëshmitarëve
17/07/2026 - 11:20

Sami Lushtaku u mbrojt në heshtje para trupit gjykues. Në heshtje u mbrojt edhe i akuzuari Rrustem Rukolli në rastin ku për krim të organizuar dhe vepra tjera...

Më shumëDetails

Gjetën kartelën bankare të një 24-vjeçareje dhe shpenzuan rreth 200 euro – dy persona përfundojnë në polici në Mitrovicë

Gjetën kartelën bankare të një 24-vjeçareje dhe shpenzuan rreth 200 euro – dy persona përfundojnë në polici në Mitrovicë
17/07/2026 - 10:58

Dy persona janë proceduar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë keqpërdorur një kartelë bankare të humbur, me të cilën kanë kryer blerje në vlerë rreth 200...

Më shumëDetails

Merz paralajmëron BE-në: Nëse humbim besueshmërinë, humbim Ballkanin Perëndimor

Merz paralajmëron BE-në: Nëse humbim besueshmërinë, humbim Ballkanin Perëndimor
17/07/2026 - 10:46

Pavarësisht rezultateve të dobëta në sondazhe, Friedrich Mertz beson se koalicioni qeverisës ka “gjetur ekuilibrin”. Para pushimeve verore, ai paralajmëron kundër votimit për AfD-në, dhe ka edhe një...

Më shumëDetails

Miftaraj për Kosovën: Derisa fqinjët avancojnë në BE, këtu debati sillet rreth skandaleve

Miftaraj për Kosovën: Derisa fqinjët avancojnë në BE, këtu debati sillet rreth skandaleve
17/07/2026 - 10:09

Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke krahasuar zhvillimet e fundit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe...

Më shumëDetails

Shtrenjtohet edhe më tej çmimi i naftës në Kosovë

Berjani tregon çmimet e derivateve sot në Kosovë, thotë se janë më të lirat në regjion
17/07/2026 - 09:48

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)

    Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nga PDK te GUXO: Emërohet U.D. kryeshefja e “Stacionit të Autobusëve” – A do të sanohen pasojat e skandaleve të menaxhmentit të kaluar?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë