Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lluka i përgjigjet Pacollit që akuzoi për transfer të paligjshëm të aksioneve: Të pavërteta, do të bëj padi

23/10/2025 - 21:10
në Lajme
A A
Lluka i përgjigjet Pacollit që akuzoi për transfer të paligjshëm të aksioneve: Të pavërteta, do të bëj padi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Valon Lluka, deklaron se do të padis ish-presidentin Behgjet Pacolli për “dëmtim imazhi dhe shpifje”, referuar akuzës së Pacollit ndaj tij për “për transfer të paligjshëm të aksioneve” në çështjen e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.

Lluka thotë se Pacolli ka thënë “deklarata të pavërteta dhe pa bazë faktike”.

“Deklaratat e z. Pacolli janë plotësisht të pavërteta dhe pa asnjë bazë faktike. Më vjen keq që një person që ka qenë në dijeni të plotë për çdo fazë dhe çdo hap të procedurave përkatëse, sot zgjedh të bëjë deklarata të rreme, ndërkohë që për çdo veprim ekzistojnë dokumente të noterizuara dhe të pajisura me apostil ndërkombëtar, përfshirë vendime aksionarësh dhe autorizime të nënshkruara jo vetëm nga vetë z. Behgjet Pacolli, por edhe nga Mabco Construction SA, Lugano, si pronare ligjore e aksioneve.”, ka deklaruar Lluka.

Ai thotë se në Prokurorinë e Tiranës janë dorëzuar “prova dhe fakte zyrtare që dëshmojnë ligjshmërinë dhe transparencën e plotë të çdo veprimi tim”.

Reagimi i tij i plotë:

DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK

Në lidhje me deklaratat e publikuara së fundmi nga z. Behgjet Pacolli lidhur me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe përmendjen e emrit tim në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndjej detyrimin të reagoj publikisht për të sqaruar opinionin dhe për të mbrojtur integritetin tim personal dhe profesional.

Deklaratat e z. Pacolli janë plotësisht të pavërteta dhe pa asnjë bazë faktike.

Më vjen keq që një person që ka qenë në dijeni të plotë për çdo fazë dhe çdo hap të procedurave përkatëse, sot zgjedh të bëjë deklarata të rreme, ndërkohë që për çdo veprim ekzistojnë dokumente të noterizuara dhe të pajisura me apostil ndërkombëtar, përfshirë vendime aksionarësh dhe autorizime të nënshkruara jo vetëm nga vetë z. Behgjet Pacolli, por edhe nga Mabco Construction SA, Lugano, si pronare ligjore e aksioneve.

Të gjitha këto dokumente, së bashku me transferet bankare ndërmjet palëve të përfshira në këtë transaksion, janë dorëzuar tashmë në Prokurorinë e Tiranës si prova dhe fakte zyrtare që dëshmojnë ligjshmërinë dhe transparencën e plotë të çdo veprimi tim.

Në rrethana të tilla, për shkak të deklaratave të pavërteta dhe shpifjeve që dëmtojnë rëndë imazhin dhe reputacionin tim, kam vendosur të ngre padi për dëmtim imazhi dhe shpifje, duke bashkangjitur të gjitha provat, dokumentet dhe komunikimet përkatëse që vërtetojnë të kundërtën e çdo pretendimi të bërë publikisht.

Unë mbetem i përkushtuar ndaj së vërtetës, ligjit dhe institucioneve, i bindur se drejtësia do të vërtetojë çdo fakt dhe se opinioni publik do të njoftohet me realitetin e plotë të kësaj çështjeje.

JU REKOMANDOJMË

“Lideri nuk e kallë shtëpinë e tij” – Tahiri paralajmëron ‘zbulimin’ e fakteve nesër në Kanal 10
Lajme

“Lideri nuk e kallë shtëpinë e tij” – Tahiri paralajmëron ‘zbulimin’ e fakteve nesër në Kanal 10

23/10/2025 - 23:13
Shpërthen debati mes Valon Syles e Berat Buzhalës: Urani u zhduk – edhe ti u pate zhdukë Buzhalë – çka po prekesh për PDK?
Lajme

Shpërthen debati mes Valon Syles e Berat Buzhalës: Urani u zhduk – edhe ti u pate zhdukë Buzhalë – çka po prekesh për PDK?

23/10/2025 - 22:59
Haradinaj i ashpër me Bashën: Po ta dija për shkrimin anti-UÇK, ai rrugaç as binës s’do guxonte t’i afrohej
Kryesore

Haradinaj i ashpër me Bashën: Po ta dija për shkrimin anti-UÇK, ai rrugaç as binës s’do guxonte t’i afrohej

23/10/2025 - 22:48
Pamje të tifozëve prizrenas, të ndaluar në Mal të Zi për grafitet UÇK
Lajme

Pamje të tifozëve prizrenas, të ndaluar në Mal të Zi për grafitet UÇK

23/10/2025 - 22:40
Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK
Lajme

Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK

23/10/2025 - 22:30
Abdixhiku për marrëveshjen e Xhafer Tahirit me VV-në në Vushtrri: Sun i nalum, veç m’i lidhë -na s’e dimë atë stil
Lajme

Abdixhiku për marrëveshjen e Xhafer Tahirit me VV-në në Vushtrri: Sun i nalum, veç m’i lidhë -na s’e dimë atë stil

23/10/2025 - 22:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Ky deputet thotë se ka arritur dakordancë me Kurtin, do ta votojë qeverinë e re

    Zhvillime dramatike: Ky deputet thotë se ka arritur dakordancë me Kurtin, do ta votojë qeverinë e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga kryetar i AKR-së, ushtrues detyre emërohet Vesel Makolli!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nisin ankesat për faturat e rrymës teksa dimri afron, Miftaraj: Kur e pashë çminin, mendova që jam pronar biznesi

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • E zbulon Policia: Ky është personi që mashtronte qytetarët dhe kërkonte para duke u thirrur në emër të Veton Elshanit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti siguron edhe dy vota, Asllani dhe Kinolli votojnë pro formimit të Qeverisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë