Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale

24/10/2025 - 11:06
në Lajme
A A
Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës.

Vetëm pesë partitë kryesore – Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës/Nisma dhe Lista Serbe – shpenzuan rreth 3.6 milionë euro, sipas të dhënave që publikoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ligji kërkon që partitë t’i dorëzojnë raportet financiare brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve.

Më 12 tetor u mbajtën edhe zgjedhjet lokale, ndërsa rundi i dytë i tyre do të mbahet më 9 nëntor. Të dhënat për këto fushata do të publikohen më vonë, por në zgjedhjet e kaluara lokale, më 2021, pesë partitë kryesore shpenzuan rreth 1.3 milion euro.

Përfaqësues të shoqërisë civile paralajmërojnë se shumat reale të shpenzuara mund të jenë shumë më të larta, duke i tejkaluar ato të raportuara në KQZ.

Kjo edhe rrit shqetësimin për mungesën e transparencës dhe kontrollit mbi paratë e qytetarëve.

Mexhide Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL – organizatë që promovon llogaridhënien në institucionet publike – thotë se partitë politike në Kosovë vazhdojnë të jenë jotransparente në raportimin e mjeteve të shpenzuara gjatë fushatave zgjedhore.

Sipas saj, është absurde që në raportet financiare të disa prej partive më të mëdha, të hyrat e deklaruara të jenë dukshëm më të ulëta se shpenzimet për periudhën përkatëse.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 16 gushti 2024 deri më 9 shkurt 2025, LVV ka deklaruar të hyra mbi 1.1 milion euro, PDK-ja mbi 559 mijë euro, LDK-ja mbi 94 mijë euro dhe AAK-ja mbi 18 mijë euro.

“Fatkeqësisht, ende mungon një mekanizëm i qartë dhe efektiv për monitorimin e shpenzimeve gjatë fushatës. Kjo është një nga problematikat kryesore që duhet të adresohet urgjentisht nga KQZ-ja”, thotë Demolli, duke shtuar se vetëm një sistem transparent do të siguronte raportime reale, e jo “sipas dëshirës” së partive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë mekanizëm për monitorimin e shpenzimeve të partive gjatë fushatave zgjedhore.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, e konsideron procesin e deklarimit të shpenzimeve nga partitë politike si një hap pozitiv drejt transparencës financiare.

Megjithatë, ai shpreh dyshime serioze për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të raportuara.

Sipas Ramosajt, kostoja e fushatave zgjedhore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kryesisht për shkak të përdorimit të gjerë të rrjeteve sociale dhe zhvillimit të marketingut politik.

Sa kanë të drejtë të shpenzojnë dhe nga i sigurojnë mjetet?
Sipas ligjit në fuqi, subjektet politike në Kosovë mund të shpenzojnë deri në mbi dy milionë euro gjatë një fushate zgjedhore, ose jo më pak se një euro për çdo votues të regjistruar.

Ky kufi është përcaktuar me Rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e miratuar në gusht të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet e mëparshme, ky prag ishte 0.50 centë për votues – çka tregon një rritje të konsiderueshme të kufirit ligjor të shpenzimeve.

Partitë politike financohen nga dy burime kryesore: nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët e jashtëm.

Financimi publik sigurohet çdo vit përmes Programit për Mbështetjen e Subjekteve Politike, i cili mbulon një pjesë të shpenzimeve të tyre operative dhe elektorale.

Institucionet ende të bllokuara
Edhe më shumë se tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, institucionet e reja të Kosovës nuk janë ende plotësisht funksionale, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Derisa bisedimet për formimin e Qeverisë vazhdojnë të zvarriten, në skenë janë shfaqur diskutime edhe për një palë zgjedhje të parakohshme – çka e bën edhe më shqetësuese koston e fushatave.

“Janë shpenzime të tepërta. Partitë parlamentare marrin mjete nga buxheti i shtetit, nga donacionet dhe kontributet e qytetarëve e bizneseve, por vendi ende nuk ka qeveri funksionale. Madje, nuk dihet ende se sa është shpenzuar në zgjedhjet lokale, e ne mund të përballemi sërish me zgjedhje të parakohshme”, thotë Demolli për Radion Evropa e Lirë.

Ajo dhe Ramosaj vlerësojnë se partitë kanë shpenzuar shumicën e mjeteve të marra përmes Fondit të Qeverisë, ndërsa tani pritet të mbështeten gjithnjë e më shumë në donacione dhe kontribute private.

Por, problem mbetet transparenca.

Demolli thekson se donacionet që vijnë nga kompani publike, shpesh mbeten të padeklaruara – një praktikë që është vërejtur edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Sapo marrin pushtetin – në nivel qendror apo lokal – këto kompani shpërblehen përmes tenderëve të ndryshëm”, thotë ajo, por nuk ofron ndonjë shembull konkret.

“Fatkeqësisht, kjo praktikë nuk po zhduket, por, përkundrazi, po përsoset mënyra se si jepen këto donacione dhe si fshihet publikimi i tyre”, shton ajo.

Edhe Ramosaj e sheh këtë si një rreth të mbyllur interesash politike dhe ekonomike.

Sipas tij, bizneset private rrallëherë japin mbështetje financiare pa llogaritur kthimin e investimit.

Asnjë donator, thotë ai, nuk jep mjete pa parë “koeficientin e kthimit” – sepse “kontributi i tyre nuk është dhuratë, por investim”.

Kjo shihet sidomos te partitë e vogla, që nuk kanë mundësi për kthimin e këtij “investimi”, thotë Ramosaj.

“Kthimi i këtij investimi mund të manifestohet në forma të ndryshme – që nga ndikimi në propozimin e ligjeve që favorizojnë interesat e donatorëve e deri te përfitimet konkrete, si: lejet e ndërtimit, koncesionet apo projektet publike që u shkojnë për shtat atyre apo grupeve të caktuara ekonomike”, shpjegon Ramosaj.

Sipas rregullores së KQZ-së, partitë politike kanë të drejtë të pranojnë kontribute shtesë për fushatat zgjedhore nga persona fizikë dhe juridikë.

Personat fizikë mund të dhurojnë deri në 2.000 euro, ndërsa subjektet juridike deri në 10.000 euro.

Këto kontribute mund të jepen nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre.

Raportet e fundit të publikuara nga KQZ-ja tregojnë se shumica e donatorëve janë persona fizikë.

E, përtej miliona eurove që partitë politike shpenzojnë për fushatat elektorale, organizimi i zgjedhjeve përbën, gjithashtu, një kosto të lartë për shtetin.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 15.4 milionë euro janë ndarë nga buxheti i vitit 2025 për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit.

Grabitja me armë në autostradë, dyshohet se shoferit të postës ia kapën rreth 10 mijë euro

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Mos u merrni me dëshirat e ministrave serbë, t’i kthehemi bashkëpunimit në Kosovë, e të realizojmë bashkimin e shqiptarëve

A e voton LDK-ja nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, tregon Lutfi Haziri
16/07/2026 - 23:01

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje për bashkëpunim e dialog të brendshëm që të ecët përpara dhe të bëhet bashkimi kombëtar. Ai kështu...

Më shumëDetails

Kajtazi shuan shpresat: Kosova s’do ketë institucione, po shkojmë drejt zgjedhjeve

“Allahile Rozete fol naj sen”- Kajtazi ironizon me Rozeta Hajdarin pasi u bojkotua nga mediat
16/07/2026 - 22:55

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se as kësaj radhe Kosova nuk do të ketë institucione funksionale. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se përgjegjësi kryesor për...

Më shumëDetails

Latifi: LDK përfundon nëse bën koalicion me LVV-në

“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
16/07/2026 - 22:48

Analisti Blerim Latifi tha se LDK në gjendjen aktuale të saj, në rast se hyn në koalicion me VV-në do të përfundojë. Këtë koment Latifi e dha në...

Më shumëDetails

Konjufca: ShBA, aleati ynë më i afërt dhe partneri strategjik

Konjufca: ShBA, aleati ynë më i afërt dhe partneri strategjik
16/07/2026 - 22:23

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën aleati më i afërt dhe partneri strategjik i...

Më shumëDetails

Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
16/07/2026 - 22:06

Një tentativë për tjetërsimin e kundërligjshëm të 21 pronave të paluajtshme është parandaluar në Mitrovicë, pas një aksioni të koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Policisë së...

Më shumëDetails

Nga PDK te GUXO: Emërohet U.D. kryeshefja e “Stacionit të Autobusëve” – A do të sanohen pasojat e skandaleve të menaxhmentit të kaluar?

Nga PDK te GUXO: Emërohet U.D. kryeshefja e “Stacionit të Autobusëve” – A do të sanohen pasojat e skandaleve të menaxhmentit të kaluar?
16/07/2026 - 21:43

Prej muajit janar ndërmarrja publike lokale "Stacioni i Autobusëve" në Mitrovicë kishte mbetur pa kryeshef ekzekutiv, sepse tashmë ish kryeshefit Esat Jusufi i kishte skaduar mandati. Bordi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nga PDK te GUXO: Emërohet U.D. kryeshefja e “Stacionit të Autobusëve” – A do të sanohen pasojat e skandaleve të menaxhmentit të kaluar?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë